Categories Sport

VIDEO/ Surprizë për Mbape, një fëmijë i shpëton sigurisë për të takuar idhullin e tij

Mbrëmja e djeshme ishte nga ato të zakonshmet për PSG. Kampionët në fuqi fituan me rezultatin 4-1, falë golave të yjeve si Nejmar, Ikardi dhe Mbape. Por, për Mbape mbrëmja dhuroi surpriza. Sulmuesi realizoi dy gola për të festuar më së miri datëlindjen e një dite më parë, ndërsa në minutën e 90 u befasua kur një fëmijë i shpëtoi sigurisë dhe iu afrua me vrap për ta përqafuar.

Ylli i Parisit e priti ngrohtë fansin e tij special teksa e përqafoi fëmijën që i gjendur pranë idhullit të tij nuk mundi t’i mbante lotët. Mbape u kujdes ta përcillte deri jashtë fushës, ndërsa fansi i vogël kishte ardhur i përgatitur. Poshtë, xhupit nxori bllokun dhe një stilolaps për të marrë firmën e Mbape. Një natë e cila nuk do harrohet nga fëmija që mori duartrokitjet e stadiumit dhe takoi nga afër lojtarin e preferuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME