Categories Politike

Vasili mbron Metën dhe sulmon Ramën: Si mund t’u besohet ftesave të ‘bablokut’ për dialog?

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka vijuar mbrojtjen e presidentit Ilir Meta, duke sulmuar kryeministrin Edi Rama.

Vendimin e opozitës së bashkuar për të mos u ulur në një tryezë dialogu me kreun e qeverisë për zgjidhjen e krizës, Vasili e argumenton se ftesa nuk ka qenë e sinqertë, teksa e ka etiketuar Ramës si “armik të dialogut”.

Ai vë theksin se vendi është në një krizë politike, por sipas numrit dy të LSI-së, fajtor për këtë është kryeministri Edi Rama. Reagimin e tij, pasi ka listuar një sërë akuzash për shefin e ekzekutivit, Vasili e mbyll me një pyetje: Si mund t’u besohet ftesave të bablokut  (Rama) për dialog?

Njoftimi i plotë
Rama armik i dialogut sulmon Presidentin mik te dialogut!! Asnje proces politik i Shqiperise brenda dhe jashte vendit nuk mund te beje as edhe nje hap perpara pa dialogun politik. Pse e sulmoi babloku Kryeminister, Presidentin e Republikes? Shkaku eshte shume i qarte dhe vija e ndarese mes tyre po ashtu. Vetem e vetem se presidenti u perpoq dhe beri gjithshka per dialog politik brenda kompetencave te tij kushtetuese dhe ndergjegjes patriotike te tij. Por se ç’karagjoz eshte babloku kete e tregon qarte edhe kokefortesia e tij prej te semuri psikik per te vazhduar me komisionin e paligjshem te gjysmeparlamentit te tij per ti bere shantazh presidentit edhe pasi venecia i tha qe kjo eshte budallek.

Dialogu eshte premise dhe kusht themelor qe proceset te nisin dhe te shkojne deri ne fund,ne te kundert ato ose deshtojne ende pa nisur mire ose degradojne e degjenerojne ne rruge e siper duke mos perfunduar kurre. Shqiperia politike megjithe veshtiresite,polarizimin pse jo dhe mungesen e eksperiences gjithmone e ka gjetur nder vitet e pluralizmit rrugen e komunikimit politik,bashkebisedimit apo dialogut thene me thjesht. Per here te pare Shqiperia ka nje individ, qe urren dhe kundershton me te gjithe fuqine dialogun dhe ky eshte Edi Rama.Ky peng i klaneve te zeza kriminale lufton me cdo mjet kunder dialogut sepse per te nuk ka Shqiperi,por ka vec interesa personale,qe duhen permbushur patjeter pavaresisht izolimit dhe rrenimit te vendit. Ky bablok i perkufizuar keshtu nga miqte e tij te krimit e di shume mire se pranimi i dialogut eshte cilesi e patrioteve dhe jo e tradhetareve te atdheut si ai.

Perballe ketij Babloku opozita ka vendorur vullnetin e saj atdhetar dhe te palekundur per dialog konstruktiv dhe nga pozita te barabarta,
ndonese perballe saj ndodhet nje karagjoz kryeminister qe punon ore e cast kunder vendit te tij. Ndaj edhe Pyetja e madhe dhe e pakapercyeshme per te gjithe shqiptaret e nderkombetaret kudo qe jane eshte : Si mund tu besohet ftesave te bablokut per dialog?

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME