Categories Bota, Sport

Vde kja e futbollistit argjentinas Emiliano Sala/ Zbulohen detaje të reja

Detaje të reja janë hedhur mbi aksidentin tragjik të vdekjes së futbollistit Emiliano Sala. Sulmuesi argjentinas ishte ekspozuar ndaj një niveli të dëmshëm të monoksidit të karbonit, përderisa po udhëtonte me aeroplanin që u rrëzua mbi Kanalin Anglez në janar. Këtë lajm e bënë të ditur hetuesit.

Në janar, sulmuesi argjentinas Emiliano Sala vdiq gjatë udhëtimit të tij nga Nantes në Cardiff, pasi e kompletoi transferimin e tij në Cardiff City për 15 milionë sterlina, që theu rekordin e klubit Ai dhe piloti David Ibbotson, trupi i së cilit nuk është gjetur ende, ishin të vetmit njerëz në atë aeroplan.  Një raport i lëshuar nga Dega e Hetimeve të Aksidenteve Ajrore (AAIB) ka zbuluar se dyshja i ishte ekspozuar një gazi vdekjeprurës. Kjo u mësua pas testeve të gjakut që iu bënë Salas.

“Testet e toksikologjisë së gjakut të pasagjerit treguan se ai e kishte gjakun 58 për qind të ngopur me monoksid karboni. Ngopja me mbi 50 për qind të kësaj molekule konsiderohet fatale te cilido individ i shëndetshëm”, thuhet në raportin e lëshuar nga AAIB.

Futbollisti 28-vjeçar kishte qenë duke udhëtuar atë ditë, më 21 janar, pasi e kishte kompletuar transferimin nga Nantesi në Cardiff City. Aeroplani u gjet tri javë pasi ishte rrëzuar. Përderisa trupi i Salas u gjet në rrënojat e aeroplanit, piloti Ibbotson mbetet i zhdukur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tiranë/ Akuzohet për vrasjen e vajzës së tij në Shqipëri, Prokuroria mbyll hetimet për palestinezin!

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për palestinezin Fadi Alwan dhe e çoi në gjyq për vrasjen…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Nga yll i Hollywood-it drejt dëbimit: Mickey Rourke shfaqet i panjohur dhe në telashe serioze financiare

Dikur një nga ikonat më karizmatike të Hollywood-it, Mickey Rourke është shfaqur së fundmi në…

LEXO ME SHUME