Categories Lajme

Vdiq si hero duke shpëtuar vëllanë dhe shokun, Rama: Anri Kashiku do të shpallet “Dëshmor i Atdheut”

Një ngjarje e rëndë tronditi qytetin e Durrësit mëngjesin e djeshëm, ku 18-vjeçari Anri Kashiku sakrifikoi jetën e tij për të shpëtuar të vëllanë e vogël dhe mikun e tij nga mbytja në det.

Kryeministri Edi Rama ishte sot pasdite në familjen e “heroit” 18-vjeçar ku i shprehu ngushëllime për humbjen e djalit.

Anri Kashiku u shpall “Dëshmor i Atdheut”, ku kryeministri Rama i dorëzoi certifikatën babait të 18-vjeçarit. Kreu i qeverisë shoqërohej nga ministrja Mirela Kumbaro si dhe kryebashkiakia e Durrësit, Emirjana Sako.

Si ndodhi ngjarja?

Tre të rinjtë ishin nisur për të bërë plazh në Bisht Pallë gjatë paradites së djeshme, por deti filloi të trazohej në orën 12:00 duke pasur dallgë të mëdha dhe dy 15-vjeçarët kanë hasur vështirësi në ujë. Me t’i parë, Anri Kashiku është futur menjëherë në ujë për t’i shpëtuar.

I riu ka shkuar fillimisht me pedalone për të shpëtuar të miturit, por edhe mjeti filloi të mbytej. Në këtë moment Kashiku ka vendosur të mos e marrë mjetin, duke shkuar të shpëtojë vëllanë dhe shokun e tij me not. Ndërkohë, dallgët e kanë nxjerrë sërish pedalonen në breg.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Parlamenti Evropian dënon dhunën në protestat në Shqipëri: Hetim për përdorimin e forcës nga policia dhe thirrje për dialog

Parlamenti Evropian dënon dhunën në protestat në Shqipëri: Hetim për përdorimin e forcës nga policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 19 Tetor 2026

Dashi Intuita e sotme do të jetë vendimtare. Përdoreni atë në çështjet familjare dhe në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ 69 persona të arrestuar dhe 20 të proceduar penalisht, 19 efektivë policie të lënduar

Protesta në Tiranë/ 69 persona të arrestuar dhe 20 të proceduar penalisht, 19 efektivë policie…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Shpërthim me lëndë plasëse në Llakatund, dëmtohet makina e administratorit të Shushicës, Igli Bimaj

Vlorë/ Shpërthim me lëndë plasëse në Llakatund, dëmtohet makina e administratorit të Shushicës, Igli Bimaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacioni “Blindi” në Laç/ Arrestohen dy persona, lëviznin me BMW të blinduar, sekuestrohen drogë, jelek antiplumb dhe shpatë

Operacioni “Blindi” në Laç/ Arrestohen dy persona, lëviznin me BMW të blinduar, sekuestrohen drogë, jelek…

LEXO ME SHUME