Categories Lajme

“Vëllai mbeti i vrarë nga bombardimet në Gaza”, si u vra i riu me nënshtetësi shqiptare para nisjes së armëpushimit

Lufta mes Izraelit dhe Hamasit i ka marrë jetën edhe një shqiptaro palestinezi. Një ditë përpara nisjes së armëpushimit, një predhë avioni në mes të ditës shkaktoi vdekjen e disa personave mes tyre edhe të Ibrahim Jaber i lindur në Tiranë mbajtës i një pasaporte shqiptare. I vëllai Ahmedi që ka mbetur vetëm në Tiranë prej tre javësh nuk kishte asnjë informacion për Ibrahimin. Por tashmë e ka marrë lajmin e kobshëm të humbjes së vëllait 20 vjeçar.

I intervistuar nga gazetari Top Channel Muhamed Veliu, ai tregon se në çfarë rrethanash vëllai humbi jetën?

“Babi ishte i sëmurë nga këmba. Ishte shumë keq. Vëllai iku të blinte ilaçin. Tha unë nuk do të rri të shikoj babin kështu të sëmurë të shtrir në krevat. Iku të blinte ilaçin dhe u zhduk. U ndërprenë lajme për të për pesë ditë pastaj filloi armë pushimi. Filluan njerëzit të pyesnin njëri tjetrin deri sa u mor vesh lajmi që ka humbur jetën. Unë tani sinqerisht mund t’ju them se nuk kam vlerë në këtë jetë se vëllai ishte ai që me jepte vlerën. Vetëm vëllai për Zotin. Neve plotësonim njëri tjetrin. Unë tani jam bosh se shpirti im ka humbur. Jo vetëm vëllai se me ishim tërë kohën bashkë.”, pohoi ai.

Në të tilla kushte me vëllanë që ia mori lufta Ahmed Jaber,  zemrën e shpirtin e ka në Gaza me shpresën e një paqeje të afërt. “Mezi po pres lufta e të ketë armëpushim. Të iki të takoj familjen. Mamin ta përqafoj. Të shkoj tek vëllai. Ti them mirupafshim të paktën. Nuk e përqafova dot para se ta varrosja. Kisha dëshirë ta varrosja unë, por isha larg dhe kjo është shumë e vështirë.”, tha ai.

Ibrahimi së bashku me babanë palestinez Abdullain, nënën shqiptare Albinën dhe vëllanë Jacob, supozoheshin të ktheheshin në Shqipëri më 9 tetor. Por mbetën të bllokuar në Gaza si pasojë e nisjes së luftës më 7 tetor. Pas intervistën, Ministria e Punëve të Jashtme kontaktoi me të përmes ambasadës tonë në Egjipt për t’i ofruar nxjerrjen nga Gaza bashkë me familjen. Por Abdullah në tjetër intervistë po për Top Channel,  shpjegoi se nuk mund të largohej pasi nuk mund të linte pas nënën e moshuar dhe motrën. Nga ky mos-largim ndodhi ajo që ai lutej mos të ndodhte. Lufta nuk ia kurseu  jetën e djalit./Topchannel

“Vëllai mbeti i vrarë nga bombardimet në Gaza”, si u

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Probleme me platformën shtetërore e-albania, DW: I gjithë shteti online është i bllokuar

Prej disa ditësh platforma e-Albania po përballet me një bllokim teknik serioz, që ka sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën teksa luante futboll, zbulohen detaje nga vdekja e 42-vjeçarit në Vlorë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në fshatin Novoselë. Gjatë një ndeshjeje…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pamje e rrallë! Zbatica zbulon rërën në plazhin e vjetër në Vlorë dhe Zvërnec

Mëngjesi i së premtes e ka gjetur detin në zonën e plazhit të vjetër dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Topi e godet në gjoks teksa luante futboll në ‘kalçeto’, ndërron jetë 42-vjeçari nga Vlora

Një ngjarje tragjike është shënuar në Vlorë natën e Krishtlindjes, pasi një 42-vjeçar ka ndërruar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Djali sapo kishte nisur të belbëzonte fjalën baba”/ Rrëfimi i rrallë i bashkëshortes së Komisarit të vrarë, Ilir Ngresi

Pas uniformës së hekurt të një drejtuesi policie, fshihej një baba i përkushtuar që linte…

LEXO ME SHUME