Categories Sport

Vetëm PSG-ja në mendjen e Mauro Icardit

Sulmuesi i huazuar nga Interi, Mauro Icardi, e ka bërë të qartë se në mendjen e tij kishte qenë vetëm Paris Saint-Germaini, pasi e shënoi golin e tij të parë për kampionin në fuqi të Francës.

Mauro Icardi mungoi në tri ndeshjet e fundit të Paris Saint-Germainit për shkak të një lëndimi, mirëpo ai u kthye në kohë për ndeshjen e mbrëmshme të Ligës së Kampionëve kundër Galatasarayt, ku e shënoi golin e vetëm në fitoren 1:0.

“Jam shumë i lumtur me mënyrën se si po luan skuadra. Jam shumë i lumtur që e kam shënuar golin që na i dha fitoren. Do të vazhdojmë të punojmë shumë për të bërë progres”, ka thënë sulmuesi argjentinas.

“Jam ende duke u rikuperuar. Fillimi im këtu ka qenë shumë i mirë. Fakti që këtu ka njerëz të cilët dinë ta flasin gjuhën spanjishte më ka ndihmuar shumë”. “Jam shumë i lumtur. Kur luan me futbollistë të këtij niveli, puna e të gjithëve bëhet edhe më e lehtë. Me [Angel] Di Marian dhe [Pablo] Sarabian, të cilët janë shumë të shpejtë dhe shumë të mirë teknikisht, puna ime lehtësohet”. Gjiganti francez e ka opsionin për ta blerë përfundimisht 25-vjeçarin në fund të këtij sezoni për një shumë që raportohet se arrin vlerën prej 75 milionë eurosh.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME