Categories Lajme

Vetitë terapeutike të muzikës, si ndikon ajo tek gjendja emocionale

Muzika është një formë arti dhe kulture e përhapur ndër shekuj në mënyra të ndryshme në të gjithë botënFormat e para të muzikës janë gjetur që rreth 40.000 vite më parë.  Në këto shekuj e deri në ditët e sotme meloditë kanë lënë shenja të rëndësishme për të gjithë njerëzimin. Që nga flauti i lashtë e deri tek kitara elektrike, muzika i ka shoqëruar popujt në çdo pjesë të tyren. Pra, një pjesëz historie që është sa e vjetër dhe aq edhe e re njëkohësisht. Tashmë prej disa dekadash muzikën mund t’a shijoni dhe t’a përjetoni në çdo moment nëpërmjet pajisjeve elektronike. Në të shumtën e rasteve njerëzit dëgjojnë muzikë për t’u qetësuar apo për t’u argëtuar. Këtë pohim e nënvizojnë edhe ekspertët së fundmi të cilët thonë se muzika ndikon gjendjen emocionale të njeriut. Në këtë artikull tregohet se si muzika ndikon gjendjen tuaj emocionale dhe shëndetin mendor.

Muzika melankolike dhe shëndeti PLOS ONE, quhet studimi më i ri i publikuar nga Universiteti Durham në Britaninë e Madhe dhe Universiteti i Jyväskylä i Finlandës. Ky studim tregon për efektin që muzika ka në mënyrën se si njerëzit e përjetojnë botën.Këta ekspertë shprehen se edhe muzika e trishtë mund të sigurojë kënaqësi dhe komfort në shumicën e dëgjuesve. Ky studim mori në survejim rreth 2,400 persona në Britaninë e Madhe dhe në Finlandë, të cilët u pyetën për emocionet që përjetonin teksa dëgjonin muzikë. Rezultatet e anketimit treguan disa mënyra se si njerëzit arrijnë t’i përjetojnë emocionet e tyre me ndihmën e muzikës.Gjithashtu treguan se muzika ka aftësi rehabilituese për trurin dhe funksionon si një terapi që siguron rehati. Edhe në rastet kur personat ndjehen të trishtuar, muzika melankolike mund të ndihmojë në përmirësimin e gjendjes emocionale.

Muzika ritmikeNjë studim i publikuar në Journal of Positive Psychology në vitin 2013 tregoi se personat që dëgjojnë muzikë ritmike përmirësojnë emocionet në vetëm dy javë. Në këtë studim anketuesve i’u kërkua të mundoheshin të rregullonin humorin e tyre me anë të muzikës.Ata u shprehën se arritën të ndjeheshin më mirë kur dëgjonin muzikë ritmike. Terapia nëpërmjet muzikës Shoqata e Terapisë Muzikore në Amerikë raporton se terapia nëpërmjet muzikës mund të përdoret për të arritur qëllime të ndryshme. Këtu mund të përfshihen ato kundër stresit, dhimbjes, traumave apo memories.

Terapia nëpërmjet muzikës i ndihmon njerëzit të çlirohen edhe nga dhimbjet fizike pasi qetësojnë trupin duke reduktuar ndjenjën e ankthit. Sidomos në problemet neurologjike muzika mund të luajë një rol kyç në trajtimin e pacientëve dhe çlirimit të tyre nga këto probleme. Këtu mund të përfshihen sëmundje të kujtesës siç është dementia apo parkinsoni dhe të tjera që përfshijnë simptoma depresive.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME