Categories Lajme

VIDEO/ “Dhe pritja ka një kufi”, Shoferët nuk mbajnë më

Pas zbulimit të mutacionit të ri të Coronavirust në Britaninë e Madhe, ku shumë shtete në
Bashkimin Evropian por edhe më gjerë pezulluan fluturimet, disa fqinjë të Anglisë si Franca dhe Hollanda ndaluan transportin rrugor dhe atë detar për të parandaluar përhapjen e Covid-19, këtë të mërkurë shkak i bllokimit të kamionëve jashtë portit britanik të Dover shoferët janë përleshur me policinë  pasi kërkuan që të lejoheshin të kalonin në Francë.

Mijëra shoferë kamionësh,  janë bllokuar në Jug të Anglisë, duke rrezikuar të kalojnë pushimet larg familjeve të tyre. Sipas Sky News, i cili transmetoi pamjet e përplasjeve, tensionet janë të larta për shkak të vonesave në hapjen e tragetit. Prania e policisë në zonë vlerësohet se nuk është aq e fortë sa të vërë nën kontroll incidentet, duke qenë se ka 8-10 mijë kamionë në vend.

Sipas informacionev, megjithëse ekziston një plan i qartë që parashikon akomodimin në hotel për ata shoferë të cilët rezultojnë  pozitivë për koronavirusin, dhe për këtë arsye nuk lejohen të kalojnë në Francë, ata janë të tensionuar dhe situata po përshkallëzohet. Kujtojmë se qeveritë e Francës dhe Britanisë njoftuan dje se kishin arritur një marrëveshje që do të lejojë kamionët që ishin bllokuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe të kalonin vetëm ata shoferë që rezultojnë negativë në testin e SARS-CoV-2

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME