Categories Lajme

Marko Bello bën bashkë socialistë dhe demokratë

Familjarë, të afërm, miq e kolegë, kanë përkujtuar ish-ministrin socialist Marko Bello, i cili humbi jetën në moshën 59-vjeçare si pasojë e Covid 19. Duke qenë se situata e pandemisë i ndalon grumbullimet dhe ceremonitë mortore, familja ka zgjedhur që rreth 3 javë më pas të mbledhë miqtë e tij të ngushtë për homazhe. Të pranishmit ndanë edhe shënime në librin e vendosur nga vetë familja, por ajo që vihet re është prania e deputetëve të majtë dhe të djathtë që duket se i ka bashkuar kujtimi i mirë i Bellos. Deklarata e familjarëve, miqve dhe kolegëve të ish-ministrit Marko Bello: Në kujtim dhe respekt të mikut tonë MARKO BELLO. Deputetë dhe ish deputetë të Kuvendit, ministra dhe ish ministra, anëtarë të Grupit të Lutjeve, dhe kolegë nga gjithë spektri politik shqiptar, u mblodhën në një mëngjes përkujtimor, për ish Ministrin dhe deputetin Marko Bello, i cili humbi jetën pak kohë më parë nga CoViD-19.

Në këtë takim morën pjesë dhe bashkëshortja Silvana dhe fëmijët, Nensi dhe djali Marsidi, i cili foli në emër të familjes. Të gjithë pjesëmarrësit vlerësuan Markon, si një politikan serioz dhe njerëzor, i cili diti të ndërtojë ura komunikimi, ndërmjet pozitës dhe opozitës, për Integrimin Europian të Shqipërisë, si Ministër i Integrimit Europian. Takimin e përshëndetën miq të Mëngjesit të Lutjeve nga SHBA, Anglia dhe rajoni. 1- Fatmir Mediu2- Besnik Mustafaj 3-Namik Dokle 4-Arta Dade 5-Pandeli Majko 6-Elona Gjebrea 7-Blerina Gjylameti 8-Damjan Gjiknuri 9-Ridvan Bode 4-Agron Duka 10-Ndre Legisi 11-Kastriot Islami 12-Gazmend Bizhga 13-Paskal Milo 14-Albert Caci. 15-Arjan Starova 16-Mimoza Hafizi 17-Neritan Alibali 18-Sherefedin Shehu 19-Silva Bello 20-Arben Malaj 21-Gerti Bogdani 22-Vali Leskaj 23-Ilirjan Celibashi 24-Arjan Madhi si dhe kolege të tjerë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME