Categories Lajme

Zgjedhjet brenda 40 ditëve/ A e kanë zgjedhur kandidatin për kryeministër, flet Isa Mustafa

Me rastin e 31-vjetorit të themelimit të LDK-së, Kryesia e kësaj partie ka bërë homazhe te va.rri i ish-presidentit, Ibrahim Rugova. Kreu i LDK-së Isa Mustafa me këtë rast tha se LDK-ja është krenare për të gjitha arritjet gjatë kësaj periudhe kohore, me vlerat dhe solidaritetin e treguar. Kur foli për gjendjen aktuale politike, ai tha se fillimisht Kuvendi duhet që të votojë buxheti dhe disa marrëveshje ndërkombëtare për t’i hapur rrugë mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.

Mustafa ka sqaruar se ende nuk e kanë diskutuar kandidatin për kryeministër, duke shtuar se Kryesia do të mblidhet për këtë çështje. “Ne nuk kemi përmend emra, se nuk jemi ulur akoma, ne po presim këto ditë që tani mbi bazën që deklaroi dje kryeministri Hoti që të mblidhet edhe një herë Kuvendi të aprovoj buxhetin dhe marrëveshjet ndërkombëtare që domosdo duhet të miratohen”, ka thënë Mustafa.

Për vendimin e Gjykatës Kushtuese për rrëzimin e Qeverisë Hoti, ai tha se nuk e kanë pritur, por që do ta respektojnë. Vendim të cilin sipas tij, duhet ta respektojë edhe kreu i VV-së, Albin Kurti nëse i ndalohet kandidimi. “Të shpallen zgjedhjet, dhe tani do të mbledhin organet tona, do të diskutojmë në mënyrë institucionale jo në bazën e përmendjeve, dëshirave personale, sepse jemi parti institucionale, dhe çdo gjë e çojmë në institucionet dhe organet tona”, ka deklaruar Mustafa.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME