Categories Sport

Video/ Dy supergola në Shkodër, Laçi ndal hovin e Kukësit

Laçi ka marrë pikën e parë në këtë sezon të Kategorisë Superiore dhe këtë e bën kundër një prej pretendentëve për titull, Kukësit.
Kurbinasit barazuan 1-1 një takim që ishin duke e fituar deri në minutën e 87-të të tij. Me pjesën e parë që nuk prodhoi gola, 45 minutëshi i dytë në “Loro Boriçi” dhuroi një spektakël të vërtetë.

Ende pa u mbyllur minuta e gjashtë e fraksionit të dytë, Nëabueze i shpëtoi mbulimit të mbrojtjes dhe pasi lëvizi bukur mes tyre lëshoi një të djathtë nga jashtë zone për të tundur rrjetën. Një episod që rriti dozën e sulmeve të verilindorëve, që kërkonin të “kopjonin” Skënderbeun e mesjavës.

Gjithsesi, duhej të vinte minuta e 87-të që Musta të sillte festën te Kukësi. Mbrojtësi mori një top të bukur në hyrje të zonës dhe me një goditje rrafsh me tokën barazoi shifrat.

Pas kësaj pike, Kukësi ngjitet në vendin e dytë me 7 pikë, aq sa Tirana dhe Teuta, por me Skënderbeun që ka edhe një takim për të zhvilluar. Korçarët numërojnë 6 pikë në vendin e katërt dhe në orën 19:00 presin Bylisin.

Ndërkohë Laçi ngjet shkallë në klasifikim, ku ndodhet në zonën play-off të Superligës, pra vendin e 8-të me 1 pikë. Takimi mbyllës i kësaj jave në Superligë është ai mes Partizanit dhe Flamurtarit.

gol nuabueze 0-1 on Vidnews.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME