Ndodh edhe kjo gjatë një emisioni televiziv. Aktorit Florian Binaj i ka ndodhur një e prapritur në emisionin e Luana Vjollës, “Shiko Kush Luan” në Top Channel. Gjatë emisionit të Luanës, ku ai është pjesë i duhej të bënte SQUAT me Rezart Veleshnjan në krahë, por teksa mban aktorin, atij i grisen pantallonat. Në fakt pantallonat e tij nuk u çanë pak. pasi i doli jashtë një pjesë e kofshës. Aktori e mori sportivitet këtë gjë pasi të gjithë filluan të qeshin.
Ai lidhi xhaketën rreth brezit për të mbuluar çarjen.
