Categories Lajme

VIDEO/ Kamioni plot me emigrantë kontrabandë, arrestohen 2 persona në Sarandë

Qafë Botë Vijojnë operacionet për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Thirty”.

Transportonin 30 emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga 2 shtetas. Shërbimet e Policisë Kufitare në Qafë Botë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit Sarandë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë të informacioneve policore, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor “Thirty”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit A. P., 44 vjeç, banues në Mirditë dhe A. D., 44 vjeç, banues në Shkodër.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë Kufitare, në fshatin Xarrë, në vendin e quajtur “Kthesa e Bufit”, duke transportuar me një mjet tip kamionçinë, 30 emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim. #angazhimpërkushtimsakrificë #tëvendosurkundërkrimit #nëçdoskajtëvendit #nëshërbimtëqytetarëve

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Parlamenti Evropian dënon dhunën në protestat në Shqipëri: Hetim për përdorimin e forcës nga policia dhe thirrje për dialog

Parlamenti Evropian dënon dhunën në protestat në Shqipëri: Hetim për përdorimin e forcës nga policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 19 Tetor 2026

Dashi Intuita e sotme do të jetë vendimtare. Përdoreni atë në çështjet familjare dhe në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ 69 persona të arrestuar dhe 20 të proceduar penalisht, 19 efektivë policie të lënduar

Protesta në Tiranë/ 69 persona të arrestuar dhe 20 të proceduar penalisht, 19 efektivë policie…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Shpërthim me lëndë plasëse në Llakatund, dëmtohet makina e administratorit të Shushicës, Igli Bimaj

Vlorë/ Shpërthim me lëndë plasëse në Llakatund, dëmtohet makina e administratorit të Shushicës, Igli Bimaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacioni “Blindi” në Laç/ Arrestohen dy persona, lëviznin me BMW të blinduar, sekuestrohen drogë, jelek antiplumb dhe shpatë

Operacioni “Blindi” në Laç/ Arrestohen dy persona, lëviznin me BMW të blinduar, sekuestrohen drogë, jelek…

LEXO ME SHUME