Categories Sport

Më në fund thyhet Bayerni, s’ia del të barazojë rekordin e fitoreve

Më në fund thyhet Bayern Munchen. Ekipi bavarez doli pa pikë nga transferta me Hoffenheim, takim që e humbi me rezultatin 4-1. Vendasit zhbllokuan takimin në minutën e 16-të falë golit me kokë të mbrojtësit Bicakcic.

Tetë minuta më vonë erdhi edhe dyfishimi. Izraeliti Munas Dabbur realizoi një gol shumë të bukur, duke mposhtur Neuer me një “panenka”. Djemtë e Flick, të cilët fituan Superkupën e Evropës të enjten (mposhtën 2-1 Sevillan), gjetën golin në fundin e pjesës së parë.

Eurogol i Joshua Kimmich dhe të gjithë menduan se pjesa e dytë do të sillte përmbysjen. Diçka e tillë nuk ndodhi, Hoffenheim ishte në një ditë fantastike dhe shënoi dy gola të tjerë me anë të Andrej Kramaric.

Dygolësh i sulmuesit kroat në 13 minutat e fundit të sfidës dhe 4-1 për vendasit. Bayerni ishte vetëm një fitore larg barazimit të rekordit të Coritibas. Brazilianët kanë siguruar 24 fitore radhazi në të gjithë kompeticionet, ndërsa bavarezët u frenuan në shifrën 23. Bundesliga, java e dytë
Hoffenheim-Bayern Munchen 4-1
(Bicakcic 16′, Dabbur 24′, Kramaric 77′, (pen) 90+2′ / Kimmich 36′)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME