Categories Politike

VIDEO/ Meta pritet nga Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe: Të hiqen vizat me Shqipërinë

Në vijim të vizitës së tij zyrtare në Tokio, Presidenti i Republikës Ilir Meta u prit sot në një takim të nga Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe.

Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve tona dhe shprehu dëshirën që bashkëpunimi i deritanishëm të thellohet më tej në të gjitha fushat, në veçanti në realizimin e investimeve të reja japoneze në Shqipëri.

“Japonia është një partner shumë i rëndësishëm i Shqipërisë, me kontribute të jashtëzakonshme për zhvillimin ekonomik dhe social të vendit”, – u shpreh Kreu i Shtetit.

Presidenti Meta duke vlerësuar rritjen e interesit të turistëve japonezë për Shqipërinë, theksoi rëndësinë e heqjes së vizave nga Japonia për të gjithë qytetarët shqiptarë, sa më shpejt, që të rriten më tej shkëmbimet njerëzore midis dy vendeve.

Kryeministri Abe premtoi se do ta konsiderojë këtë kërkesë të Presidentit Meta. Gjatë takimit, Kreu i Shtetit vlerësoi edhe asistencën financiare dhe teknike të dhënë nga Japonia nëpërmjet Agjencisë së Bashkëpunimit Ndërkombëtar (JICA).

“Nisma e Kryeministrit japonez Abe për Ballkanin Perëndimor është shumë e rëndësishme sepse i shërben stabilitetit dhe prosperitetit të rajonit tonë”, – nënvizoi Kreu i Shtetit.

Në këtë drejtim Presidenti Meta theksoi se ka ardhur koha që Kryeministri Abe të vizitojë Tiranën për t’i dhënë një hov të ri bashkëpunimit, jo vetëm me Shqipërinë, por me të gjithë rajonin tonë.

Nga ana e Tij, Kryeministri Abe premtoi se do ta konsiderojë këtë mundësi sa më shpejt të jetë e mundur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME