Categories Lajme

VIDEO/ Momenti kur babai mëson lajmin gjatë transmetimit direkt. Shihni si përplas përtokë telefonin

Babai i Xhuljano Bullarit lajmin se 25-vjeçari që u gjet i vrarë brenda në makinë në Babicë të Vlorës është djali i tij e ka marrë vesh LIVE.

Në ankth dhe me zemrën e ngrirë, i ati i të riut lajmin e kobshëm e dëgjoi teksa gazetari Enriko Gabaj po raportonte LIVE për SyriTv mesditën e sotme përpara drejtorisë së Policisë së Vlorës.

“Boooo!!! Mosss” dëgjohen fjalët e tij që përplas telefonin dhe largohet duke qarë me duart në kokë. Babai i viktimës është shprehur për grupin hetimor se nuk ishin në dijeni se djali kishte konflikte.

“Djali është larguar nga shtëpia në Babrru të Tiranës rreth orës 18.00- 19.00 pasdite si zakonisht për të pirë kafe. Nuk dinim të kishte konflikte, priste të ikte në Gjermani te vëllai, pasi donte të largohej nga Shqipëria.Më herët ka bërë 2.5 vite burg për dhënie ndihme në kalim të paligjshëm të kufirit. Pasi ishte arrestuar në Fier. Nuk kishte asgjë që ta lidhte me Vlorën” ka thënë para grupit hetimor.

Identifikimi i viktimës është bërë nga nëna e tij, në morgun e qytetit të Vlorës. Sipas të njëjtave burime nga grupi hetimor, “25-vjeçari nuk e ka pritur goditjen, gjykuar nga pozicioni”.

Kjo ngre dyshime se ai ka arritur aty, pra në Babicë të Vlorës i shoqëruar me persona të cilët i njihte, që më pas e prenë në besë. Sipas ekspertizës mjeko-ligjore vdekja e 25-vjaçarit dyshohet rreth orës 21.00 në mbrëmje.

Ngjarja është e qartë për autoritet, edhe pse nuk ka kamera sigurie në afërsi të rrugës hyrëse që mund të ndihmonin në zbardhjen e ngjarjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Parlamenti Evropian dënon dhunën në protestat në Shqipëri: Hetim për përdorimin e forcës nga policia dhe thirrje për dialog

Parlamenti Evropian dënon dhunën në protestat në Shqipëri: Hetim për përdorimin e forcës nga policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 19 Tetor 2026

Dashi Intuita e sotme do të jetë vendimtare. Përdoreni atë në çështjet familjare dhe në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ 69 persona të arrestuar dhe 20 të proceduar penalisht, 19 efektivë policie të lënduar

Protesta në Tiranë/ 69 persona të arrestuar dhe 20 të proceduar penalisht, 19 efektivë policie…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Shpërthim me lëndë plasëse në Llakatund, dëmtohet makina e administratorit të Shushicës, Igli Bimaj

Vlorë/ Shpërthim me lëndë plasëse në Llakatund, dëmtohet makina e administratorit të Shushicës, Igli Bimaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacioni “Blindi” në Laç/ Arrestohen dy persona, lëviznin me BMW të blinduar, sekuestrohen drogë, jelek antiplumb dhe shpatë

Operacioni “Blindi” në Laç/ Arrestohen dy persona, lëviznin me BMW të blinduar, sekuestrohen drogë, jelek…

LEXO ME SHUME