Euforia ka mbërthyer kombëtaren shqiptare të futbollit pas rezultateve të fundit që kanë afruar atë ndjeshëm me EURO 2024. Kjo shihet qartësisht nga atmosfera rreth ekipit, por edhe nga entuziazmi i lojtarëve.
Skenat e sotme para stërvitjes së fundit në “Air Albania” në prag të miqësores ndaj Bullgarisë e tregojnë gjithçka më qartësisht, ndërsa futbollistët kishin mbërritur në stadium për të zhvuilluar seancën e fundit stërvitore, aty ka shpërthyer muzika dhe festa.
