Categories Lajme

Rama shkon të takojë naftëtarët (Ja ku dhe kur do të mbahet takimi)

Kryeministri Edi Rama pritet të zhvillojë një takim me naftëtarët e Ballshit, në orën 18:00 të pasdites së sotme. Takimi është organizuar të mbahet në ambientet e Bashkisë së Fierit, ku kryeministri do të takohet me një përfaqësi prej 8 personash të deleguar nga naftëtarët.

Pjesë e përfaqësisë së punonjësve të Rafinerisë së Naftës në Ballsh janë disa prej grave greviste si dhe kreu i sindikatës së naftëtarëve, Sokol Dautaj. Policia e Shtetit ka blinduar qytetin e Fierit, ku vërehen pika të FNSH-së në çdo aks rrugor.

Kujtojmë se takimi i sotëm mes kryeministrit dhe naftëtarëve vjen pas përfundimit të grevës së urisë së grave punonjëse të Rafinerisë në Ballsh. Prej kohësh përmes disa protestave dhe grevës së urisë naftëtarët kërkojnë zgjidhje për marrjen e pagave të prapambetura, si dhe rikthimin e tyre në punë me kontrata individuale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME