Categories Sport

Paga e Ronaldos “fundos” Juventusin, portugezi në shitje

Juventusi është i detyruar të ulë shpenzimet, duke shitur lojtarë të rëndësishëm, për shkak të krizës financiare të shkatuar nga pandemia e Koronavirusit. Sipas “The Sun”, emri i parë në listën e “Zonjës së Vjetër”, për t’u larguar nga Torino, është Cristiano Ronaldo. CR7 ka një pagë prej rreth 540 mijë stërlinash në javë (rreth 31 milionë euro në vit), katërfishin e shumës që përfiton lojtari i dytë më i paguar tek Juvja, Matthijs de Ligt.

Kontrata e 35-vjeçarit me kampionët e Italisë skadon në vitin 2022, por bardhezinjtë nuk duan që të largohet me parametër zero, pasi kanë shpenzuar mbi 100 milionë euro për kartonin e tij. Qëllimi është që, një vit para përfundimit të marrëveshjes aktuale, të rimbursohet një pjesë e parave të shpenzuara për të, duke e nxjerrë në merkato. “The Sun” thekson se një zgjatje e kontratës me Juventusin, me pagën aktuale të 5 herë fituesit të “Topit të Artë”, konsiderohet jashtë çdo logjike.

Kur u ble nga Real Madridi, në vitin 2018, synimi i drejtuesve të “Zonjës së Vjetër” ishte të bëhej ai hapi i fundit drejt fitimit të Champions League-s, por në dy edicionet e fundit në këtë kompeticion madhor, Juvja është eliminuar në çerekfinale dhe në fazën e 1/8-ave. Ronaldo ka shënuar 71 gola në 94 paraqitje për Juventusin, duke përfshirë finalizimet në fillim të fushatës aktuale të Serisë A.

CR7 u etiketua si “injorant” nga një ish-lojtar i Juventusit, Pasquale Bruno, teksa po fliste për emisionin e ndjekur të futbollit italian, “Tiki Taka”. 58-vjeçari shpërtheu në ofendime për “yllin” portugez, duke u shprehur:

“Ai është injorant. Ndodhet prej dy vitesh në Itali dhe ende nuk ka mësuar të flasë gjuhën tonë. Ai përdor vetëm spanjishten për të komunikuar. Nuk ka respekt për shokët e tij të skuadrës ose për italianët.”

Por shoku i skuadrës, Alvaro Morata, i doli në mbrojtje të Ronaldos, pasi karakteri i tij u vu në pikëpyetje. Sulmuesi spanjoll tha se Ronaldo ishte “i dashur nga të gjithë. Ai është lojtari ynë më i rëndësishëm dhe shpresojmë se do të na çojë në nivelin tjetër.” Ana njerëzore e Ronaldos u zbulua gjithashtu nga një kuzhinier italian, Davide Fiore, i cili e përshkroi futbollistin e njohur si të përulur dhe si një “djalë të mirë”, pasi u detyrua të priste 40 minuta për një tryezë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME