Categories Lajme

VIDEO/ Shoferi humb kontrollin, kamioni përfundon në det. Nxirret nga Karaburuni me balona me ajër

Një kamion, që po transportonte ushqim për vaskat e peshkut, ka rënë në det në gadishullin e Karaburunit. Mjeti ka qenë duke ecur në një rrugë të ngushtë kur drejtuesi ka humbur kontrollin dhe pas disa saltrove ka rënë në det. Kanë qenë punonjësit e vaskave ata që i kanë dhënë menjëherë ndihmën e parë drejtuesit të mjetit duke e transportuar në spital. Aktualisht drejtuesit i mjetit, identiteti i të cilit nuk dihet, ndodhet në reanimacion, jashtë rrezikut për jetën. Nga ana tjetër kompania nisi nga puna për nxjerrjen e kamionit, ku në një operacion të pa realizuar më parë, mjeti u transportua nëpërmjet disa balonave me ajër për disa milje, nga Karaburuni në Orikum. Po ashtu mësohet se mjeti është dëmtuar totalisht dhe sipas burimeve nga kompania demet janë të konsiderueshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME