Ronaldo e ka nisur vitin 2020 në mënyrën më të shkëlqyer duke shënuar 4 gola në 2 takime të luajtura.
Sulmuesi i Juventusit zhvilloi një ndeshje pozitive kundër Romës në fitoren që bardhezinjtë morën në “Olimpico” me rezultatin 1-2. Portugezi shënoi me penallti por më shumë se goli ra në sy forma fizike e 35-vjeçarit.
Në një nga aksionet e Juventusit, Ronaldo triblon në mënyrë spektakolare Chris Smallingun, duke e turpëruar këtë të fundit me numrat e tij. Veprimi i 5 herë fituesit të “Topit të Artë” u prit edhe me ovacione nga publiku në shkallët e stadiumit.
