Categories Lajme

VIDEO/ Veliaj gjen sozinë e Luiz Ejllit në Petrelë, këngëtari ia kthen live

Kryebashkaiku Erion Veliaj ka publikuar në rrjete sociale një video tepër pikante. Gjatë inspektimit të punimeve të rrugës së re në Petrelë, Veliaj është takuar me “sozinë” e Luiz Ejllit.

Në fakt Aldo është inxhinieri i rrugës dhe përveç ngjashmërisë së madhe fizike aq sa ka ngatërruar dhe banorët e lagjes në jo pak raste, ka të përbashkët dhe origjinën me këngëtarin. Kryebashkiaku Veliaj telefon live Luizin i cili ishte rrugës për në Kosovë duke e prezantuar me “binjakun” e tij.

“Luiz, ç’kemi plako! Jam në Petrelë, edhe kam takuar sozinë tënde duke inspektuar një rrugë këtu në Petrelë. E ka emrin Aldo, është shkodran. Edhe Aldon sot e ka ngatërruar gjithë lagjja duke thënë: “U ka ardhur Luizi të bëjë rrugë me Lali Erin!”

Paç fatin e Luzit i thonë kësaj! Lali ju duam shumë, shpresoj që martesa po shkon fjollë! Presim lajme të reja kur t’i keni. Se ne bëjmë edhe certifikatë lindjeje, ne bëjmë edhe bonus bebi, edhe të gjitha këto gjërat e tjera. Kështu që të duam fort dhe mbaje mend edhe në Petrelë të duan, sepse mendojnë që ke bërë rrugën këtu”, i thotë Veliaj.

Sigurisht nuk mungoi dhe përgjigja e këngëtarit Luiz Ejlli, i cili njihet për batutat e tij origjinale. “O Lali, edhe unë për zotin tani rrugës për Kosovë po shikoja për sozi për ty, por nuk ka, nuk ka. Lali Eri vetëm një ban nana. Ja që qenka një Luiz i dytë, domethënë. Atij Aldos thuaji, kur të mbarosh punët me rrugët thuaj, hajde pak në Tiranë se më duhesh, se s’po mundem t’i bëj të tëra gjërat vetëm, ta çoj diku tjetër. Ta çoj në koncerte dhe unë të iki në studio”, u shpreh Luiz Ejlli.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME