Categories Sport

Benjamin Mendy i rikthehet futbollit, pasi i shpëtoi akuzave për përdhunim

Ish-mbrojtësi francez i Manchester City, Benjamin Mendy do ti rikthehet futbollit të luajtur, rreth 3 vite pasi qëndroi larg fushave të blerta për shkak të procesit gjyqësor ku ai ishte i akuzuar për përdhunim.

Tre herë fituesi i Premier League me City-n dhe kampioni i botës me Francën u la i lirë nga “Qytetarët” kur kontrata e tij skadoi në fund të qershorit, por tashmë ka nënshkruar një marrëveshja dyvjeçare me klubin e Ligue 1, Lorient.

Të gjitha akuzat që rëndonin mbi mbrojtësin e majtë u rrëzuan të premten nga gjykata e Chester Crown, duke i hapur rrugën rinisjes së karrierës për Mendy.

Në fillim të këtij viti, futbollisti ishte shpallur i pafajshëm nga akuzat për ofendime seksuale ndaj disa vajzave, por juria nuk ishte në gjendje të merrte vendime për dy akuzat e tjera, për përdhunim dhe tentativë përdhunimi, ndaj pati dhe një rigjykim.29-vjeçari u bë mbrojtësi më i shtrenjtë i Premier League kur City i pagoi 52 milionë paund Monacos për të në vitin 2017.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME