Categories Lajme

Vijojnë hetimet për “skandalin” e kavalishencës në Durrës

Më shumë se 70 persona janë marrë në pyetje nga Prokuroria e Durrësit në kuadër të hetimeve për dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Një verifikim i veçantë po bëhet për objektin e kavalishencës ku humbi jetën kryekomisari Bajram Hajdarmetaj, ndërkohë që godina duhej boshatisur që pas tërmetit të 21 shtatorit. Në hetim janë përfshirë edhe 770 objekte të dëmtuara në Tiranë.

Më shumë se 70 persona janë marrë në pyetje nga Prokuroria e Durrësit në lidhje me hetimet për dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Pas hartimit të listës me 60 kompani hetimi nën hetim, prokurorët kanë kërkuar shpjegime nga inxhinierë, arkitektë dhe urbanistë që kanë pasur të bëjnë me objektet e shembura veçanërisht rastet kur ka pasur viktima. Një drejtim i veçantë i hetimit është edhe gjendja e objektit ku humbi jetën kryekomisari Barjam Hajdarmetaj, pasi nga inspektimi i kryer pas tërmetit të 21 shtatorit, ndërtesa u përcaktua për ndërhyrje urgjente në muraturë.

Fatkeqësisht shqetësimi i grupit të inspektimit, që nuk u mor parasysh në kohë, i mori jetën kryekomisarit, pasi një pjesë e godinës u shemb për shkak të tërmetit të dytë në 26 nëntor. Por në godinën numër 5, natën e 26 nëntorit kanë qenë edhe studentë të Akademisë së Policisë dhe trajnerë, që fatmirësisht nuk kanë pësuar dëmtime.

Ndërkohë në Tiranë nga prokuroria ka nisur hetimi për 770 objekte të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, ndonëse ende ka problematika për sa i përket inspektimeve nga ana e policisë në objektet e dëmtuara.

Referuar listës së policisë, një banesë në Kombinat e cila nuk është inspektuar ende nga policia është përcaktuar nga IKMT për tu shembur. Në Kavajë 16 banesa të ndërtuara para viteve ’90 ende nuk janë inspektuar, ndërkohë që ende nuk ka një vendim për prishjen e tyre.

Inspektimet në terren kanë zbuluar se në zonën e Kamzës 54 banesa në proces legalizimi janë të pabanuara, ndërsa për to nuk dihet viti i ndërtimit, as ndërtuesi. E njëjta situatë paraqitet edhe në zonën e Kombinatit, ku për 27 banesa nuk dihet viti i ndërtimit, as ndërtuesi dhe nëse janë apo jo në proces legalizimi.

Tërmeti, inspektimet e Policisë në Tiranë

-54 banesa të pabanuara, pa vit ndërtimi, pa ndërtues, proces legalizimi në Kamëz

-16 banesa të pa inspektuara në Kavajë

-Kombinat, 1 banesë për prishje pa verifikime

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Rrëshqitjet e dherave bllokojnë plotësisht aksin Gramsh-Kukur

Rrëshqitjet e dherave bllokojnë aksin Gramsh-Kukur, kamioni rrezikon të bjerë në humnerë Reshjet e shumta…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kontrolle blic në burgjet e Lushnjes dhe Elbasanit, zbulohen PS4, USB dhe pajisje elektronike

Mëngjesin e kësaj të diele janë zhvilluar kontrolle të befasishme në IEVP Lushnjë dhe IEVP…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pas Nikoll Radaçit një tjetër shofer me shpejtësi dhe i dehur në timon, momenti kur përplas patrullën e policisë në zonën e ish-kënetës

Një 44-vjeçar u arrestua nga policia e Durrësit ditën e djeshme, pasi rezultoi i dehur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Grabitje me armë në një argjendari në Kamëz

Një argjendari në zonën e Kamzës është bërë objekt i një grabitjeje me armë këtë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shira dhe erë e fortë në Elbasan, izolohen 9 fshatra pas shembjes së urës

Reshjet e shiut kanë përfshirë rreth mesditës qarkun e Elbasanit, kryesisht me intensitet të ulët,…

LEXO ME SHUME