Categories Lifestyle

Pse është e rrezikshme t’i thani rrobat brenda në dhomë e në radiator

Moti i ftohtë dhe temperaturat e ulëta na detyrojnë t’i mbyllim dyert dhe dritaret, dhe ta mbajmë dhomën të ngrohtë dhe të këndshme. Për fat të keq edhe tharja e rrobave duhet të bëhet në këto rrethana. Megjithatë, shkencëtarët paralajmërojnë se pse duhet ta shmangim këtë. Hulumtuesit skocezë nga Fakulteti Arkitektonik në Skoci kanë konstatuar se shumë shtëpi kanë tepër lagështi, dhe pikërisht tharja e rrobave dhe e ndërresave në banesa është përgjegjëse për madje 30 për qind të kësaj lagështie.

Tri të katërtat nga njëqind shtëpi të kontrolluara kishin lagështi, merimanga dhe përqendrim të rritur të mykut. Sigurisht që një ajër i tillë do të shkaktojë astmë dhe alergji të ngjashme, sidomos tek fëmijët. Gjithsej 87 për qind e shtëpive të Glasgow, ku është kryer studimi, i thajnë rrobat në shtëpi në mot të ftohtë, kurse dy të tretat e tyre i thajnë rrobat në radiator, transmeton Koha.net. Kjo e rrit sasinë e lagështisë, ndërsa më vonë shkakton probleme edhe me rrugët e frymëmarrjes.

“Njerëzit duan t’i shfrytëzojnë radiatorët dhe ngrohëset tjera sa më shumë që të jetë e mundur gjatë dimrit, dhe nuk mendojnë se ajrosja është e nevojshme në ato ditë të ftohta”, shpjegoi Colin Porteous, udhëheqësi i studimit. Ekipi i tij e gjeti zgjidhjen në aplikimin e një hapësire të përbashkët për tharje në ndërtesa me qëllim të zbutjes së këtij problemi.

Hulumtuesit paralajmëruan se nëse shpesh thithni ajër jocilësor dhe myk, kjo mund të çojë në inflamacion dhe reagime alergjike, veçanërisht astmën. Simptomat e infeksioneve respiratore nga myku dhe ajri i kontaminuar përfshijnë kollitje, lodhje të vazhdueshme, irritim të syve, fytit dhe lëkurës, kokëdhimbje apo edhe të përziera.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME