Categories Showbiz

Vivien e mërzitur, kërkon një përgjigje nga Saimiri

Tashmë ndodhemi në javën e pestë të spektaklit “Love Story” në TV Klan, teksa vajza të reja i janë bashkuar kastit, për të bërë për vete Saimirin. Konkurrentet e tjera kanë thënë fjalë pozitive për ardhjen e Generdës, Redonës dhe Valentinës, por nuk kanë munguar as mërzitjet duke qenë se këto tre vajza pritet të rrisin konkurrencën.

Në një intervistë për programin “Daily Love Story”, Vivien është shprehur se ka qenë kurioze për vajzat e reja dhe madje i ka komplimentuar ato.

Unë isha shumë kurioze. Me thënë të drejtën kush vjen tani në javën e pestë duhet të kesh një karakter shumë të fortë. Të treja janë shumë të mira. Valentina kishte një super trup. Genarda duket pak më e pjekur. Redona është shumë e këndshme, e qeshur”, ka thënë Vivien. Ndërkohë ajo ka theksuar se është e mërzitur me Saimirin dhe kërkon edhe një përgjigje prej tij. “Nuk e di, kam shumë frikë, sepse të gjitha gocat që kanë ikur kanë qenë surprizë për ne. Unë jam mërzitur me Saimirin për faktin që ne ishim këtu, erdhën tre goca të reja dhe Saimiri kërkon prap goca të tjera. Mendimi im dhe i të gjithë vajzave është ‘nuk jemi ne mjaftueshëm për Saimirin? Këtë përgjigje e dua”, ka deklaruar 27-vjeçarja. Sa i përket vajzave që mund të eliminoheshin sipas saj, Vivien nuk ka dashur të përmendë emra, teksa ka thënë se duhet të largohet kush nuk është sjellur mirë. “Nuk e di. Kush nuk është sjellur mirë , shpresoj që edhe Saimiri ta kuptojë dhe të bëjë lëvizjet e veta”, është shprehur Vivien./tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME