Categories Lajme

Vjehrri i deputetit u hodh nga Sanatoriumi, Gjetani rrëfen detajet

Në spitalin COVID 2 ka pasur dy raste të rënda, pasi dy pacientë i dhanë fund jetës duke u vetëhedhur nga spitali në të cilin po merrnin trajtim pasi ishin me koronavirus. Deputeti Gjetan Gjetani, në ABC-ja e mëngjesit foli për humbjen nga jeta të vjehrrit të tij Hasan Mira, 65-vjeçar, i cili ishte një nga personat që idha fund jetës në spitalin e Sanatoriumit.

Gjetani tregoi se gëzonte një shëndet shumë të mirë dhe se me ka kuptuar me shumë vonesë se ishte i prekur me COVID. Po ashtu ai ngriti dy shqetësime, ndërsa theksoi se në spital nuk duhet të mungojë psikiatri dhe se personat e prekur me koronavirus, nuk duhet të shtrohen në katin e katërt.

“Ishte një rrufe në qiell të hapur. Gëzonte një shëndet shumë të mirë. Nga sa më kanë thënë mjekët, kishte mbi dy javë i infektuar. Ka pasur një fizik shumë të mirë dhe nuk e ka kuptuar sëmundje. Sipas mjekëve është konstatuar shumë vonë. Për shërbimin e mjekëve nuk kam asnjë ankesë, por të themi realitetin dhe të jemi të sinqertë nga ana e qeverisë ka shumë mangësi. Në Sanatorium nuk ka një psikiatër, njerëzit me probleme të tilla nuk mund të shtrohen në katin e katërt.

Duhet të merren masa që persona me probleme të tilla të shtrohen në katin  e parë. Ishte në një gjendje të mirë shëndetësore, COVID-19 nuk e ka kuptuar fare, kishte mbi dy javë. Doktorët e Burrelit nuk e kanë zbuluar këtë sëmundje. Por kur ka bërë një vizitë në Sanatorium është konstatuar me koronavirus”, u shpreh ai. Mjekët kanë thënë që COVID-19 i ka shkaktuar dëmtime në tru?

Gjetani: Sipas mjekëve COVID godet organizmin njeriut në pikën më të dobët. Ka persona që i ka goditur në mushkëri. Në rastin konkret i ka goditur sistemin nervor. Kur unë e kam takuar ka qenë shumë mirë, nuk arrita ta besoj. Në spital kam hyrë, e kam parë me sytë e mi, kam parë edhe angazhimin e përkushtuar të mjekëve. Janë vërtet heronj, pasi përballen edhe me problemet e qytetarëve. Kishte shfaqur shenja agresiviteti më parë? Gjetani: Jo, vetëm të mërkurën në mëngjes i ka shfaqur këto probleme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Tiranë/ Kontrabandonin dhe modifikonin makineta të lojërave të fatit, arrestohen 2 persona

Dy persona janë arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit policor “Interceptimi”, pas një hetimi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Tentuan të korruptonin policët për të shmangur gjobat, procedohen 3 persona

Tre drejtues automjetesh janë proceduar penalisht në Durrës dhe Kavajë, pasi dyshohet se tentuan të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër, arrestohet 23-vjeçari që transportonte 7 emigrantë drejt Malit të Zi

Një 23-vjeçar nga Ura Vajgurore është arrestuar në Shkodër gjatë operacionit policor “Transit 4”, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim në rafineri në Greqi, vdes 43-vjeçari shqiptar, një tjetër në gjendje kritike

Një shpërthim në një rafineri në Greqi ka rezultuar fatal për një punëtor shqiptar, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë/ Dyshime se po përgatitnin një vrasje, arrestohen 3 persona të armatosur, SPAK interesohet për çështjen

Lezhë/ Dyshime se po përgatitnin një vrasje, arrestohen 3 persona të armatosur, SPAK interesohet për…

LEXO ME SHUME