Categories Lajme

Vjen lajmi i mirë për shkabën e fundit në Shqipëri, ‘Kali i Qyqes’ po shtohet

Një lajm i mirë ka ardhur nga Agjencia Rajonale e Zonave të Mbrojtura. Bëhet fjalë për shkabën ‘Kali i Qyqes’ të fundit që ishte folezuese në Shqipëri dhe që prej kohësh është në rrezik ekstrem zhdukje, por që tashmë po shtohet me numër individësh.

Në lidhje me këtë lajm ka reaguar edhe kryeministri Rama i cili njofton se nga monitorimin Luginën e Drinos sot u vërejt se kjo specie e rrallë në rrezik zhdukjeje, e quajtur Kali i Qyqes, po shtohen.

“Nga monitorimi i shkabës së fundit folezuese në Shqipëri në Luginën e Drinos, sot u vërejt se kjo specie e rrallë në rrezik zhdukjeje, e quajtur Kali i Qyqes, po shtohet në numër individësh. Agjencia Rajonale e Zonave të Mbrojtura kujdeset posaçërisht për mbrojtjen dhe ushqimin e kësaj specieje” shkruan Rama.

Kali i Qyqes (Neophron percnopterus) është ndër shkabat e mëdha në Shqipëri. Është një shpend që karakterizohet nga një ngjyrë e bardhë, pendë fluturimi të zeza dhe ngjyra e sqepit është e verdhë. Të rinjtë janë tërësisht ngjyrë kafe e errët. Bishti në formë pyke është karakteristik për këtë lloj.Ka një gjatësi prej 55-65 cm dhe gjatësia e hapjes së krahëve arrin 155-170 cm. Ushqehen me kërmat e kafshëve shtëpiake dhe atyre të egra, shpendë të tjerë dhe peshq, insekte, fruta dhe madje me jashtëqitje të gjitarëve.

Kali i Qyqes dallohet për shkak të formës së tij të veçantë, të krahëve të gjerë e bishtit të shkurtër në formë pyke. Ai llogaritet si një ndër shpendët më të mëdhenj në Ballkan me një gjatësi në hapje krahësh që shkon rreth 2 metra. Kali i qyqes është lloj i rrezikuar globalisht dhe gjatë 30 viteve të fundit popullsia e këtij lloji në Ballkan ka rënë me më shumë se 80%. Arsyet për këtë mund kanë të bëjnë me kërcënimet që ky lloj has, jo vetëm në territoret e folezimit në Ballkan por edhe gjatë korridoreve të shtegtimit. Nga katër llojet e shkabave të cilat folezojnë në Palearktikun Perëndimor, Kali i Qyqes është i vetmi lloj i cili shtegton rregullisht në distanca të gjata. Çdo vjeshtë, ky lloj përshkruan një distancë mbi 8,000 km drejt vendeve të dimërimit në Afrikë dhe kthehen sërish në pranverë në Ballkan.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U godit nga shtylla e telekomunikacionit, ndërron jetë 27-vjeçari në Itali

Një 27-vjeçar shqiptar, i cili u shtyp nga një shtyllë telekomunikacioni në Itali më 26…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e enjte 2 korrik 2026

Dashi Mesa duket nuk dëshironi ta angazhoni këtë ditë të re me përgjegjësi dhe aktivitete.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kuvendit, policia shoqëron disa protestues

Tensione janë shënuar para Kuvendit teksa pritet që të nisë seanca e sotme plenare, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në një lokal në Vlorë në orët e para të mëngjesit

Një shpërthim i fuqishëm me lëndë plasëse, e cila dyshohet të ketë qenë tritol, ka…

LEXO ME SHUME