Categories Lajme

Ngjarja në spitalin e Fierit/ Babai shkoi për të vizituar të birin e pl agosur, u që.llua me ar më zjarri në urgjencë

Mësohen  detaje të reja nga ngjarja e ndodhur në urgjencën e spitalit të Fierit. Një prej personave të plagosur nga sherri i ndodhur në Levan të Fierit është Gentjan Zhapa 33 vjeç. Ndërsa babai i tij është plagosur me armë zjarri në ambientet e spitalit. Ai ka shkuar në spital për të parë të birin por është qëlluar nga personi i cili ka hapur zjarr në ambientet e spitalit

Një sherr i nisur mes dy familjeve në Levan të Fierit është përshkallëzuar më pas në ambientet e urgjencës së spitalit në përdorimin e armëve të zjarrit.

Katër persona janë plagosur fillimisht pas një konflikti të ndodhura mes dy grupeve në Levan dy prej të cilëve  Gentjan Zhapa dhe D.Zh janë qëlluar me mjete të forta ndërsa K.L. dhe E.M. kanë mbetur të plagosur pasi janë qëlluar me thikë.

Ata janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.Një person i cili ka qenë duke shoqëruar një prej personave të plagosur i ka marrë armën e efektivit të policisë duke lënë të plagosur babanë e Gentjan Zhapës i cili kishte shkuar në spital për të vizituar të birin.

Lidhur me këtë ngjarje policia ka shoqëruar dy persona E.B. e D.B. si dhe është shpallur në kërkim një tjetër.Forca të shumta policie kanë rrethuar spitalin e Fierit dhe zonat pranë tij për të bërë të mundur kapjen e personit të arratisur.

Nuk dihen ende rrethanat që kanë sjellë këtë ngjarje e cila ka tronditur qytetin e Fierit. 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME