Categories Sport

Vlora, qyteti që bashkon skuadrat shqiptare në Superkupën Mbarëkombëtare

Vlora, qyteti që bashkon skuadrat shqiptare në Superkupën Mbarëkombëtare Qyteti i bukur dhe historik, Vlora, kësaj radhe do të bashkojë skuadrat shqiptare nga Kosova dhe Shqipëria. Fituesit e Kupës dhe kampionët do të përballen në Superkupën Mbarëkombëtare në konkurrencën e femrave.

Më 13 Tetor në gjysmëfinale përballen Prishtina-Partizani nga ora 16:00 dhe Penza-Flamurtari nga ora 19:00. Më 14 Tetor zhvillohet finalja nga ora 19:00.

Ky është edicioni i parë i Superkupës Mbarëkombëtare, i organizuara nga Liga Unike. Pas garave në konkurrencën e femrave, më 16 e 17 Tetor, do të zhvillohet Superkupa Mbarëkombëtare e meshkujve në Shkodër.

Në këtë edicion të Ligës Unike do të garohet edhe në konkurrencën e femrave, ku do të garojnë tri skuadra nga Kosova: Penza, Prishtina dhe Bashkimi, si dhe tri skuadra nga Shqipëria: Flamurtari, Partizani dhe Tirana.

Superkupa Mbarëkombëtare në Vlorë organizohet nga Liga Unike, e mbështetur nga Federata e Basketbollit e Kosovës, Federata Shqiptare e Basketbollit dhe KBF Flamurtari.

Përgatitjet deri më tani kanë shkuar sipas planit dhe pritet që ndeshjet në parket të dhurojnë spektakël me skuadra me traditë në basketbollin e Kosovës dhe Shqipërisë.

Katër skuadrat: Penza, Flamurtari, Prishtina dhe Partizani e duan trofeun e parë të Superkupës Mbarëkombëtare, që është edhe historik.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME