Categories Sport

Vlorë/ Flamurtari dhe Luftëtari kanë ndarë nga një pikë (Foto)

Flamurtari dhe Luftëtari kanë ndarë nga një pikë, në një ndeshje jetike për të dyja skuadrat. Një takim, ku nuk ka munguar tensioni në fushë dhe jashtë saj, në një përplasje mes trajnerit të Luftëtarit dhe fotografit të Flamurtarit, por edhe në disa episode të kontestuara nga ana e vlonjatëve për penallti të mos akorduara nga gjyqtari Beqiri. Gjithsesi pika nuk i bën punë asnjë ekipi, në përpjekje për të kërkuar mbijetesën. Pas takimit trajneri i Flamurtarit Luan Birce është dukur i zhgënjyer me rezultatin, por mbi të gjitha me vendimet e gjyqtarëve, të cilët sipas tij ndikuan në rezultatin e takimit, duke mos dhënë tre penallti.

Trajneri Marantas i Luftëtarit ka konfirmuar se qëllimi si erdhi loja ishin tre pikët, ndërsa ka pranuar se rasti i tretë i pretenduiar nga vlonjatët ishte penallti. Trajneri ka folur dhe për konfliktin në fund të takimit, duke e cilësuar një keqkuptim, i zgjidhur pas ndeshjes. Flamurtari ngjitet në kuotën e 5 pikëve, ndërsa Luftëtari 8, me dy skuadrat gjithmonë edhe më shumë në vështirësi për objektivin mbijetesë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME