Categories Lajme, Turizëm

Vlorë, Rama zgjidh çështjen e bizneseve në Zvërnec, nuk do të shemben, flasin pronarët

Ditën e premte të dates 26 qershor 2020, përfaqësuesit e 50 bizneseve të cilët prej vitesh operojnë në vijën bregdetare të Zvërnecit dhe Nartës u ngritën në një protestë paqësore përpara Bashkisë së Vlorës, pasi sipas tyre të enjten e kaluar përfaqësues të IKMT i kishin komunikuar verbalisht se bizneset e tyre do të shembeshin. Një ditë më pas, edhe me ndërhyrjen e medias bizneset morën zgjidhje.

Ka qenë vetë kryeministri Rama i cili ka organizuar një takim në bregdetin e Zvërnecit ku është takuar me përfaqësues të pushtetit lokal dhe përfaqssues të bizneseve, teksa i ka garantuar turoperatorët se do të vazhdojnë punën edhe për këtë vit, teksa kushdo që qëndron i rregullt me dokumentacionet dhe taksat vendore biznesi i tij do të operoj edhe përtej shtatorit.

Fakt të tillë e komunikojnë edhe vetë përfaqësuesit e bizneseve në Zvërnec të cilët ndihen vërtet të kënaqur për mbështetjen e marr nga kryeministri Rama. Sipas tyre bizneset e Zvrnecit zbatojnë tashmë çdo masë dhe protokoll të ministrisë së shëndetësisë duke patur luksin e hapësirës bregdetare që ju lejon t’i zbatojnë. Turoperatorët e Zvërnecit e shohin si pozitiv vendimin e marr, teksa shprehen se cdo vitë operojnë me dokumentacione të rregullta duke paguar të gjitha taksat vendore. Për ta vendimi i shembjes së objekteve ishte i paprecedentë, pasi ju kërkohej dokumentacion pronësie, gjë e pamundur, pasi bregdeti sipas tyre në asnjë vend të botës nuk ka pronar.

50 bizneseve në plazhin e Zvërnecit dhe të Nartës ju komunikua të enjten e 25 qershorit verbalisht se bizneset e tyre do të shembeshin, kjo ngjalli një reagim dhe sesnibilizim të tyre të cilët u ngritën në një protestë paqësore pranë bashkisë së qytetit ku kërkuan ti lejonin të punonin dhe për këtë sezon. Kërkesë kjo e cila u plotësuar pas një takimi që zhvilluan me kryeministrin Rama i cili ditën e shtunë ishte prezent në qytetin e Vlorës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vdekja e 16-vjeçarit shqiptar në Greqi, mbyllen pa afat fushat e futbollit në Kavala

Vdekja e 16-vjeçarit shqiptar në Greqi, mbyllen pa afat fushat e futbollit në Kavala Vdekja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Trafikim armësh në Kamëz, arrestohet 29-vjeçari nga Kruja, sekuestrohen pistoletë dhe armë gjahu

Trafikim armësh në Kamëz, arrestohet 29-vjeçari nga Kruja, sekuestrohen pistoletë dhe armë gjahu Policia e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Atentat me tritol në Gjirokastër, vritet 45-vjeçari dhe plagoset 26-vjeçari

Një atentat me tritol në qendër të Gjirokastrës i mori jetën 45-vjeçarit Beqir Devolli, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Kontrabandonin dhe modifikonin makineta të lojërave të fatit, arrestohen 2 persona

Dy persona janë arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit policor “Interceptimi”, pas një hetimi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Tentuan të korruptonin policët për të shmangur gjobat, procedohen 3 persona

Tre drejtues automjetesh janë proceduar penalisht në Durrës dhe Kavajë, pasi dyshohet se tentuan të…

LEXO ME SHUME