Categories Lajme

Vlorë-Video \Finalizohet operacioni policor i koduar “Strike 2”,Vihet në pranga 50-vjeçari, Sekuestrohen 2 armë zjarri (kallashnikov dhe pushkë)

Vlorë,Finalizohet operacioni policor i koduar “Strike 2”, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të inteligjencës policore të siguruar nga Komisariati i Policisë Vlorë, për një rast të armëmbajtjes pa leje.

Sekuestrohen 2 armë zjarri (kallashnikov dhe pushkë), 2 mjete prerëse, një ndezës granate, municion luftarak dhe 4 celularë.

Vihet në pranga 50-vjeçari që mbante pa leje, në banesë, armët dhe municionin.

Në vijim të operacioneve policore me fokus goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore për një tjetër rast në këtë fushë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Strike 2”.

Si rezultat i operacionit, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, u arrestua në flagrancë shtetasi E. M., 50 vjeç, banues në fshatin Kaninë.

Gjatë kontrollit në banesën e 50-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë zjarri pushkë, 1 ndezës granate, një sasi fishekësh luftarak, 2 mjete prerëse (thika) dhe 4 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME