Categories Lajme

Vodhën dokumente me vlerë nga zyrat e Bashkisë Elbasan, në hetim 3 persona

Policia e Elbasanit njofton se ka vënë nën hetim dy të rinj dhe një të mitur, pasi dyshohet se kanë vjedhur në zyrat e një godine të Bashkisë Elbasan.

Konkretisht, ka nisur hetimi në gjendje të lirë për shtetasit D. B., 19 vjeç, D. S., 18 vjeç dhe një shtetas 17 vjeç, të tre banues në Elbasan.

Ata dyshohet se nga zyrat e një godine të bashkisë Elbasan kanë vjedhur sende dhe dokumente të ndryshme, të cilat u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit D. B., 19 vjeç, D. S., 18 vjeç dhe një shtetas 17 vjeç, të tre banues në Elbasan, pasi dyshohet se kanë vjedhur në zyrat e një godine të bashkisë Elbasan, sende dhe dokumente të ndryshme, të cilat u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, njofton Policia e Elbasanit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME