Categories Lajme

Vrau fqinjin me grushte/ Fqinjët: Autori ishte problematik me të gjithë

51-vjeçari Alban Meneri që shihni në foton lart është autori i ngjarjes së rëndë në Tiranë ku pas një sherri për motive të dobëta ka goditur me grushte dhe sende të forta fqinjin e tij, Nikolin Staka.

Mësuesi 56-vjeçar nga Laçi ka ndërruar jetë si pasojë e hemorragjisë në banesën e marrë me qera vetëm një muaj më parë dhe trupi i pajetë është gjetur nga pronari i shtëpisë.

Autori i krimit rezulton të jetë një violinist profesionist dhe pedagog pasi ka studiuar në Akademinë e Arteve. Meneri gjithashtu rezulton të jetë i punësuar në RTSH.

Sipas banorëve të lagjes ku ai jeton, 51-vjeçari ka pasur gjithmonë konflikte me ta për arsye të ndryshme.

“Personi vjen dhe i kërkon zonjës që ka dyqanin aty, të largojë makinë ai debaton me zonjën. Komshiu që kishte 3-4 javë që kishte ardhur, del në dritare dhe i thotë: “Mos debato me zonjat”. Ky i thotë: “Zbrit poshtë dhe sqarohu me mua”.

Ai zbret dhe mendoi që ishte sqarim. Ka përfunduar në grushte. Arsyeja që jam e shqetësuar është mënyra se si e ka goditur. I rënë personi në tokë ai vazhdonte ta gjuante akoma.

Të nesërmen shoqëruesja që interesohej për këtë vjen dhe i thotë burrit, nuk po hapet dera. Burri hyn nga dritarja , hap derën dhe e shikon që ishte pa ndjenja. E shikojmë, e kthen nga ana tjetër dhe shikon që ishte i nxirë nga hematomat që kishte marrë” – tha pronarja e banesës ku jetonte viktima.

Ai gjithashtu pretendonte pronësinë e një hapësire që përdorej për parkim nga ana e banorëve, arsye për të cilin kishte nisur edhe sherri me parukieren përballë pallatit, zënkë e cila solli reagimin e Stakës dhe më pas përplasjen fizike mes tij dhe Menerit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME