Categories Lajme

‘Vrima’ e çuditshme/ NASA kap një vorbull në mes të Liqenit të Shkodrës

NASA ka kapur një vorbull në qendër të Liqenit të Shkodrës, liqenin më të madh në Gadishullin Ballkanik. Kjo pamje fillimisht është vënë re nga një austronaut në bordin e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS). Liqeni i Shkodrës është liqen karstik dhe shtrihet në kufi me Malin e Zi dhe është një shembull i fenomenit të kriptodepresionit, ku pjesë të liqenit shtrihen mbi nivelin e detit.

Sipas NASA-s, vorbulla mund të jetë shkaktuar nga përzierja e sedimenteve që kanë ardhur nga shtrirja e dëborës në male. Një burim kryesor i kësaj prurjeje sedimentesh vjen nga lumi Moraca, delta e saj e gjerë zë pjesën më të madhe të bregdetit të Malit të Zi. Deltat e vogla të lumenjve përgjatë skajeve veriore të liqenit gjithashtu kontribuojnë në sediment.

Lumi Drin dhe Lumi Bojana konvergjojnë vetëm në jug të qytetit antik liqen-front të Shkodrës, i cili shtrihet në deltën e vogël të lumit Kir. Liqeni dhe këta lumenj përfundimisht derdhen në Detin Adriatik. Bimët dhe gjallesat në Liqenin e Shkodrës, duke qenë se një pjesë e ujrave të freskëta shtrihen pranë qyteteve, janë të rrezikuara që të zhduken për shkak të aktivitetit njerëzor.

Mali i Zi ka kthyer pjesën perëndimore të liqenit në park kombëtar ndërsa Shqipëria ka deklaruar pjesën e saj, si zonë të mbrojtur. Të dy masat janë marrë për të mbrojtur speciet si zogjtë, mikroorganizmat dhe jetën nënujore, përfshirë ngjalat, kërmijtë dhe specie të peshqve endemikë./earthobservatory.nasa.gov

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën 20 mijë lekë për të mos ndëshkuar një shofer, AMP arreston dy policë në Tiranë

Arrestohen dy efektivë të Komisariatit nr. 4 në Tiranë, dyshohen se morën 20 mijë lekë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mirditë/ Tre persona të maskuar dhunojnë mjekun me shkopinj bejsbolli, i zënë pritë pranë banesës

Mjeku Martin Prenga është dhunuar mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Konaj, në njësinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shakaja që përfundoi në tragjedi në Fushë-Krujë/ Kush është 16-vjeçari Enes Isaku që humbi jetën nga rënia e ashensorit

Tragjedia në dasma/ 16-vjeçari Enes Isaku humbi jetën nga rënia e ashensorit, arrestohet kolegu 26-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parandalohet atentati në Lezhë/ 3 të arrestuarit dyshohen për tri vrasje, mes tyre ajo e Myrtajt në Sarandë

Dyshohen si vrasës me pagesë/ Vinçesk Piroli dhe dy të arrestuarit e tjerë nën hetim…

LEXO ME SHUME