Categories Sport

Ylli spanjoll grabitet në mes të rrugës, e sulmojnë dhe i vjedhin me dhunë orën luksoze

Momente frike dhe paniku për yllin e Spanjës, Dani Olmo. 24-vjeçari, i cili po kalon pushimet në Valencia, është bërë viktimë e një grabitjeje në mes të rrugës.

Hajdutët  kanë pritur lojtarin e Lajpcigut në dalje të një qendre estetike dhe e kanë  sulmuar në rrugë, duke i marrë me dhunë një orë luksoze me vlerë 30 mijë euro.

Vëllai i Dani Olmos, i cili ishte me të në momentin e sulmit, është përpjekur ta parandalonte grabitjen, por u plagos në momentin kur tentoi të parandalonte arratisjen e hajdutëve me një automjet.

Për shkak të plagëve të marrë, është detyruar të kërkojë trajtim mjekësor, por për fat të mirë nuk mori lëndime të rënda.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME