Categories Lajme

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e shqiptarit në Athinë, ja pistat ku po heton policia

Të tjera detaje janë zbardhur nga vrasja në Greqi. Mediat greke shkruajnë se pronari i lokalit ku mbeti aksidentalisht i vrarë 40-vjeçari shqiptar, duket sa kishte lidhje me një prej grupeve kriminale që u përplasën. Historiku i bandave shqiptare që operojnë në Greqi është i njohur për autoritetet greke.

Mediat greke shkruajnë se hetimet janë fokusuar në pistën e larjes së hesapeve mes bandave ku mbeti i vrarë aksidentalisht edhe shqiptari.

Në një artikull të publikuar së fundmi media greke shkruan: Sipas informacioneve të Vassilis Lambropulos dhe emisionit “Live News”, grupi që ka qëlluar drejt rivalëve të tij në lokal, duket se ka qenë në vendngjarje, pasi është thirrur nga të afërmit dhe babai i një 16-vjeçari i cili u godit me thikë nga të panjohur në Patisia, një natë para ngjarjes së përgjakshme në Nea Ionia. Babai i 16-vjecarit është pikërisht pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja.

Njëkohësisht, në deklaratën e tyre për autoritetet, familjarët e 16-vjeçarit thanë se kanë telefonuar bandën për të parë se çfarë është bërë me rastin e 16-vjeçarit dhe për të ndihmuar në zbardhjen e ngjarjes.

Ndërkohë ky ka qenë edhe momenti kur grupi i thirrur ka parë anëtarët e bandës rivale dhe sulmuan të parët për shkak se menduan se mund të bëheshin pre e sulmeve.

Ndërkaq dyshohet se efektivët janë pranë zbardhjes së çështjes. Ndërkohë një tjetër pistë që dyshohet lidhur me këtë ngjarjes është fakti se të dyja bandat shkuan aty të sqaroheshin dhe të merrnin pagesën tek ky lokal.

Por duket se pronari kërkonte të paguante vetëm njërën bandë dhe këtu ka nisur edhe konflikti.

Autoritetet greke janë në vënë në kërkim të personave që janë pjesë e dy bandave, të dyja shqiptare dhe rivale me njëra-tjetrën, ndërsa njihen si persona me rrezikshmëri tepër të lartë. Sakaq për të hedhur plotësisht dritë lidhur me këtë ngjarje të rëndë pritet përfundimi i hetimeve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME