Categories Politike

Zbardhjet mbledhja, Bardhi ia thotë në sy Ramës: Ja çfarë kuptuam nga ajo që the

Teksa vijon prej gati tre orësh mbledhja në Këshillin Politik, burime bëjnë me dije se sekretari i Përgjithshëm në PD Gazment Bardhi, është shprehur se Rama ka lënë që të kuptojë se duhet të rihapet edhe njëherë marrëveshja e 5 Qershorit. Bardhi është shprehur se çështjet që janë shtruar nga Rama janë në kundërshtim me marrëveshjen e 5 Qershorit, dhe dakordësinë që është arritur aty, dhe në prezencë të përfaqësuesve të tre ambasadave të huaja në vendin tonë.

“Kuptuam nga diskutimi i Kryetarit të Partisë Socialiste që qëllimi është të rihapim edhe njëherë diskutimin për përmbajtjen e marrëveshjes së 5 Qershorit dhe të bëjnë ndryshime të saj. Drafti i marrëveshjes së 5 Qershorit është produkt i një pune të përbashkët 6 mujore, është miratuar dhe nënshkruar me konsensusin e të gjitha palëve, me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë.  Ne i qëndrojmë firmës sonë dhe deklarojmë që nuk mund të rishihet apo rishkruhet asnjë fjalë ndryshe nga ajo që palët kanë dakordësuar dhe nënshkruar bashkërisht. Çështjet që ju shtruat bien në kundërshtim dhe ndryshojnë Marrëveshjen e 5 Qershorit dhe prishin dakordësinë që ne kemi arritur aty. (nenet 19 dhe 36 të draftit të nënshtruar në zbatim të marrëveshjes së 5 Qershorit).

Gjithashtu, në mbledhjet e Këshillit Politik, por edhe gjatë diskutimeve në Rezidencën e Ambasadores së SHBA-së, përfaqësuesi zyrtar i Partisë Socialiste nuk ka dhënë konsensusin për ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe ka dakordësuar se kjo çështje nuk mund të diskutohet tani, por në një fazë më të vonshme. Ky fakt konfirmohet edhe nga përmbajtja e marrëveshjes së 5 Qershorit, ku specifikohet në shënimin nr. 2 që “nuk ka konsensus për ndryshimin e sistemit”. Sipas pikës 12 të marrëveshjes së firmosur më 5 Qershor “12. Hyrja në fuqi”: “ky shënim është i zbatueshëm për zgjedhjet e rradhës””, mësohet të jetë shprehur Bardhi gjatë mbledhjes.

Kujtojmë se Këshilli Politik i ka nisur diskutimet që prej orës 11:00 të ditës së sotme, ku ka pasur një përfaqësim më të madh në numër të të gjitha palëve, dhe ku bie në sy mungesa e Lulzim Bashës, që ka zgjedhur të përfaqësohet me Bardhin. Këshilli Politik është rimbledhur pas kërkesës së PS për të diskutuar çështjet që dalin jashtë Marrëveshjes së 5 Qershorit. Marrëveshja e 14 Janarit dhe Dakordësia e 5 Qershorit i detyron palët të diskutojnë në Këshillin Politik çdo çështje që lidhet me zgjedhjet.

Çështja kryesore që del jashtë Marrëveshjes është ajo e ndryshimeve kushtetuese, e pranuar nga PS pas dakordësisë së 5 Qershorit. Ndryshimet kushtetuese heqin koalicionet parazgjedhore nga kushtetuta dhe ndalojnë partitë të garojnë në koalicion me lista të veçanta. PD dhe opozita kanë argumentuar se ndryshimet e njëanshme kushtetuese prishin marrëveshjen e 5 Qershorit, pasi koalicionet parazgjedhore janë pjesë e draftit të dakordësuar me ndërmjetësim ndërkombëtar.

PD dhe opozita theksojnë se drafti i dakortësuar sipas Marrëveshjes së 5 Qershorit duhet të miratohet pa asnjë ndryshim. Kjo do të thotë se çështjet e dakordësuara aty nuk mund të rihapen. Miratimin pa ndryshime të Marrëveshjes e kanë kërkuar SHBA dhe BE. Vende kyç si Gjermania, kanë paralajëmëruar qeverinë se miratimi i njëanshëm i ndryshimeve kushtetuese, pa konsensus, në thyerje të Marrëveshjes së 5 Qershorit, do të sjellë bllokimin e nisjes së negociatave.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME