Categories Lajme

Zbritën nga makina, dhunuan dhe i morën miliona lekë 62-vjeçarit, arrestohen dy të rinjtë nga Tirana

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë në Dibër, pasi i kanë marrë një shumë prej afro 4 milionë lekësh të vjetra një 62-vjeçari.

Policia ka vënë në pranga shtetasit Gentian Sula dhe Ardit Topuzi, të dy banues në Tiranë. Ata i kanë shkaktuar dëmtime në trup 62-vjeçarit, të cilin e zbritën nga makina për ti marrë shumën e parave.

Njoftimi i policisë:

I morën me dhunë një shumë parash, një shtetasi, falë reagimit në kohë, veprimeve hetimore të shpejta dhe profesionale, si dhe ndjekjes së pandërprerë, në kuadër të operaconit “Vapori”, Policia kap dhe arreston brenda pak orësh 2 autorët e dyshuar.

Sekuestrohet shuma e parave 364.000 lekë të rinj, që i morën me dhunë 62-vjeçarit, si dhe automjeti me të cilin u larguan autorët e dyshuar.

Pas marrjes së njoftimit se në sheshin “Vapori”, në qytetin e Peshkopisë, dy shtetas të paidentifikuar kishin zbritur nga makina dhe i kishin marrë me dhunë një shumë parash shtetasit M. Gj., 62 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime në trup, dhe më pas ishin larguar me shpejtësi me automjet, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër dhe ata të Komisariateve të Policisë Dibër dhe Bulqizë, janë vënë menjëherë në ndjekje të autorëve të dyshuar.

Si rezultat i reagimit në kohë, punës së mirorganizuar dhe bashkëpunimit të strukturave të Policisë, u bë i mundur identifikimi i 2 autorëve të dyshuar dhe lokalizimi i automjetit me të cilin ata po qarkullonin.

Në kuadër të operacionit policor “Vapori”, shërbimet e Policisë bënë të mundur që pas disa orësh ndjekjeje, të kapnin, në aksin rrugor Peshkopi-Bulqizë, 2 autorët e dyshuar, të cilët udhëtonin me një mjet tip “Fiat”, në të cilin, gjatë kontrollit, Policia gjeti dhe sekuestroi edhe shumën e parave (364.000 lekë të rinj), që i morën me dhunë shtetasit M. Gj.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore është bërë arrestimi në flagrancë i autorëve të dyshuar:

G.S., 25 vjeç, banues në Dibër dhe A. T., 20 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME