Categories Lajme

Zelensky dhuratë për Papën, një jelek antiplumb të veshur ushtari ukrainas

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky gjatë ditës së sotme takoi Papa Françeskun në Vatikan.

Gjatë takimit, 45-vjeçari i dorëzoi udhëheqësit fetar një jelek antiplumb të përdorur nga një ushtar ukrainas që kishte një pamje të Madonnas.

“Është një nder i madh”, tha Zelensky duke vënë dorën në zemër dhe ulur kokën teksa u takua me Papën.

I pari i shtetit të Ukrainës më pas ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale, ku deklaroi se ishte “mirënjohës” për “vëmendjen personale të

Papës ndaj tragjedisë së miliona ukrainasve”, duke shtuar se folën për “dhjetëra mijëra” fëmijë të dëbuar nga Rusia.

Lideri ukrainas u takua për herë të fundit me Papën në Vatikan në vitin 2020 dhe të dy kanë pasur disa biseda telefonike që nga fillimi i luftës.

Në fillim të luftës, Papa u përpoq të merrte një qasje të ekuilibruar me shpresën për të qenë një ndërmjetës, por më vonë filloi dënoi me forcë veprimet e Rusisë, duke i krahasuar ato me disa nga krimet më të këqija kundër Ukrainës gjatë epokës sovjetike.Top Channel

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën 20 mijë lekë për të mos ndëshkuar një shofer, AMP arreston dy policë në Tiranë

Arrestohen dy efektivë të Komisariatit nr. 4 në Tiranë, dyshohen se morën 20 mijë lekë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mirditë/ Tre persona të maskuar dhunojnë mjekun me shkopinj bejsbolli, i zënë pritë pranë banesës

Mjeku Martin Prenga është dhunuar mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Konaj, në njësinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shakaja që përfundoi në tragjedi në Fushë-Krujë/ Kush është 16-vjeçari Enes Isaku që humbi jetën nga rënia e ashensorit

Tragjedia në dasma/ 16-vjeçari Enes Isaku humbi jetën nga rënia e ashensorit, arrestohet kolegu 26-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parandalohet atentati në Lezhë/ 3 të arrestuarit dyshohen për tri vrasje, mes tyre ajo e Myrtajt në Sarandë

Dyshohen si vrasës me pagesë/ Vinçesk Piroli dhe dy të arrestuarit e tjerë nën hetim…

LEXO ME SHUME