Categories Lajme

“Zëri i Amerikës”: Covid thellohet në Shqipëri, infektime në sipërmarrje, personel shëndetësor…

Dy persona humbën jetën për shkak të COVID në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa numri i të infektuarve dhe i të shtruarve në Spitalin Infektiv vazhdon të rritet.

Një 59 vjeçare nga Lushnja dhe një 77 vjeçar nga Vlora janë viktimat e fundit të koronavirusit, që deri tani u ka marrë jetën 53 personave dhe ka infektuar mbi 2 mijë e 300 të tjerë. Vetëm 24 orët e fundit janë infektuar 61 persona. Shumica e tyre janë zbuluar në sipërmarrje me shumë punëtorë, por midis tyre ka edhe punonjës të administratës dhe personel shëndetësor.

Në Spitalin Infektiv po mjekohen 81 pacientë, ndërsa 12 prej tyre janë në terapi intensive. Qytetet më shumë të prekura janë Tirana, Durrësi dhe Shkodra, por persona të infektuara janë gjetur edhe në Vlorë, Kukës e Divjakë, dhe më pak raste ka në Pukë, Korçë, Kurbin, dhe në Krujë, si dhe në 9 qytete të tjera nga Saranda deri në Has. Mes qyteteve të prekura janë edhe Elbasani, Gjirokastra dhe Berati. Tre javët e fundit epidemia COVID u rëndua në Shqipëri; 19 persona humbën jetën dhe u infektuan mbi 930 persona.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME