Categories Lifestyle

2 receta pijesh freskuese për këto ditë të nxehta vere

Uji është faktori kryesorë dhe shumë i rëndësishëm gjatë nxehtësisë së sezonit të verës. Gjatë verës pirja e sa më shumë uji, i bën mirë jo vetëm shëndetit, por edhe bukurisë sonë: parandalon mbajtjen e lëngjeve dhe na lejon të kemi një lëkurë të shndritshme, të hidratuar dhe të ndihemi të lehtë.

Duhet evituar konsumi i tepërt i pijeve me sheqer, gaz ose alkool dhe të zëvendësohen me pije freskuese të përgatitura me përbërës natyralë, akoma më mirë nëse i keni përgatitur në shtëpi. 2 receta pijesh freskuese të përgatitura në shtëpi:

Pije freskuese me xhinxher Përbërësit:  750 ml ujë1 limon6 cm xhinxher i freskët

Zjeni ujin dhe hidheni në një kanë së bashku me limonin dhe xhinxherin e prerë në feta të rrumbullakëta, transmeton Living.al. Lëreni të paktën 20 minuta në infuzion dhe shërbejeni në temperaturën e vet ose të ftohtë.

Recetë pijesh freskuese me qitro dhe mente Përbërësit: 3 litra ujë3 qitro 500 gr sheqerNjë tufë mente Zieni ujin së bashku me lëkurat e qitrove dhe pas 10 minutash shtoni edhe tulin e prerë në copa bashkë me sheqerin dhe lërini në zjarr për gati dy orë. Kullojeni, shtoni menten dhe lëreni të ftohet. Ruajeni në frigorifer.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME