Categories Lajme

“Zëri i Amerikës”: Rekord nga covid në Shqipëri, situatë kritike

Në Shqipëri, 24 orët e fundit shënuan një tjetër rekord viktimash nga COVID 19. Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur të shtunën, se 6 persona kishin humbur jetën, mes tyre dhe pacientë të cilët nuk kishin patur më parë sëmundje të tjera.

Bëhet fjalë për një 56 vjeçar nga Kukësi, dhe një 69 vjeçar nga Tirana. Katër personat e tjerë që humbën jetën ishin një 43 vjeçare dhe një 79 vjeçar nga Tirana, si dhe një 65 vjeçar nga Kruja, të tre të intubuar prej disa ditësh në spitalin Infektiv. Ndërsa një 62 vjeçar nga Pogradeci, po me sëmundje bashkëshoqëruese vdiq në spitalin Shefqet Ndroqi. Deri më tani numri i viktimave ka shkuar në 134 persona, nga të cilët 99 në 45 ditët e fundit.

Në të dy spitalet, ku trajtohen të sëmurët e prekur nga Koronavirusi, situata mbetet kritike. Në total janë 115 pacientë, nga të cilët 21 janë në terapi intensive dhe 9 pacientë janë të intubuar. Rastet e reja shënuan një ulje, duke zbritur në 67 persona të infektuar, por kjo shifër duket të jetë e lidhur më së shumti me rënien e testimeve, 304 të tilla në 24 orët e fundit, me një pozitivitet në nivelet e 22 përqind. Shpërndarja gjeografike e rasteve të reja është shtrirë në Tiranë (56 raste) , në Durrës 8 raste, në Elbasan (2 raste), dhe në Sarandë (1 rast)

Që nga filimi i pandemisë, numri i të prekurve ka shkuar në 4637 raste. Krahasuar më 3 muajt e parë, në periudhën pas 9 qershorit, të infektuarit janë rritur me 200 përqind. Në të gjithë vendin janë aktualisht 1866 raste aktivë, nga të cilët më shumë se gjysma në kryeqytet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vdekja e 16-vjeçarit shqiptar në Greqi, mbyllen pa afat fushat e futbollit në Kavala

Vdekja e 16-vjeçarit shqiptar në Greqi, mbyllen pa afat fushat e futbollit në Kavala Vdekja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Trafikim armësh në Kamëz, arrestohet 29-vjeçari nga Kruja, sekuestrohen pistoletë dhe armë gjahu

Trafikim armësh në Kamëz, arrestohet 29-vjeçari nga Kruja, sekuestrohen pistoletë dhe armë gjahu Policia e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Atentat me tritol në Gjirokastër, vritet 45-vjeçari dhe plagoset 26-vjeçari

Një atentat me tritol në qendër të Gjirokastrës i mori jetën 45-vjeçarit Beqir Devolli, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Kontrabandonin dhe modifikonin makineta të lojërave të fatit, arrestohen 2 persona

Dy persona janë arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit policor “Interceptimi”, pas një hetimi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Tentuan të korruptonin policët për të shmangur gjobat, procedohen 3 persona

Tre drejtues automjetesh janë proceduar penalisht në Durrës dhe Kavajë, pasi dyshohet se tentuan të…

LEXO ME SHUME