Categories Lajme

Zgjerohet me 4 miliardë lekë kredia për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme

Gjatë këtij viti bankat rritën kreditimin për financimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, duke qenë edhe fokusi i strategjive të bankave. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në tremujorin e parë të vitit, rritja e kredisë për NVM-të reflekton zgjerimin me 4 miliardë lekë të kredisë për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM), e cila ka kompensuar tkurrjen e portofolit të kredisë për biznesin e madh.

Reduktimi i portofolit të kredisë për biznesin e madh, ka ardhur si pasojë e rënies së kredive të reja të disbursuara për këtë segment (me rreth 15%) dhe përdorimit të fondeve të veta për kapital qarkullues gjatë muajit mars, e ndikuar nga situata e krijuar nga pandemia.

Të dhënat e vrojtimit të aktivitetit kreditues tregojnë se situata ekonomike e krijuar pas përhapjes së COVID-19 në fillim të muajit mars ka ndikuar në rënien e fortë të kërkesës për kredi, si nga bizneset e mëdha ashtu edhe ato të mesme e të vogla.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME