Categories Lajme

Zhdukja misterioze e dy vjeçarit tronditi Francën, gjendet kockat e tij 90 metra larg shtëpisë së gjyshit

Zhdukja misterioze e një djali dyvjeçar në Francë, në muajin korrik ka tronditur Francën.

Deri ditën e djeshme pavarësisht hetimeve të vazhdueshme, nuk u zbulua asgjë për fatin e dyvjeçarit Emile. Ditën e djeshme, ku ishte dhe festa e Pashkëve, autoritetet kanë gjetur eshtrat e Emilies së vogël vetëm 90 metra larg shtëpisë së gjyshit të tij.

Këtë lajm e dha kryebashkiaku i qytetit Verbet François Balic, i cili e konsideron këtë krim si krim makabër. Sipas tij, kjo zonë “ishte hetuar tërësisht nga policia”. “Nuk ka gjasa që ndonjë kafshë të sjellë mbetje njerëzore në fshat kur dikush mungon. Kjo na çon në skenarin që dikush ia ktheu eshtrat Emilit dhe ndoshta ka ndodhur kohët e fundit”, shtoi kryetari i komunës. Një burim i cituar nga Daily Mail tha se ajo që u gjet janë kockat dhe kafka e Emiles së vogël.

“Ky lajm tronditës është ajo që kishim frikë. Tani e dimë, në ditën e Ringjalljes Katolike, se Emile na ruan në dritën dhe dashurinë e Zotit, por dhimbja dhe pikëllimi mbeten. Tani është koha për të vajtuar, për të lutur dhe për të menduar”, thanë prindërit e Emiles së vogël përmes avokatit të tyre, të cilët apeluan që të respektohen momentet private të familjes.

Kur u zhduk më 8 korrik , Emile sapo kishte mbërritur për pushimet verore në shtëpinë e gjyshërve nga nëna e tij dhe dy fqinjë pretendojnë se e kishin parë në rrugën kryesore në fshatin Haute-Vernet, por me rrëfime kontradiktore.

Emile u pa për herë të fundit me gjyshin e tij 58-vjeçar. Që atëherë, fati i tij ka qenë i panjohur dhe hetuesit nuk kanë përjashtuar asnjë mundësi, përfshirë rrëmbimin dhe vrasjen. Një dëshmitar okular tha se ai pa gjyshin e tij, një fizioterapist osteopatik, duke prerë dru jashtë shtëpisë së tij rreth kohës kur fëmija dyshohet se u zhduk.Top Channel

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Probleme me platformën shtetërore e-albania, DW: I gjithë shteti online është i bllokuar

Prej disa ditësh platforma e-Albania po përballet me një bllokim teknik serioz, që ka sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën teksa luante futboll, zbulohen detaje nga vdekja e 42-vjeçarit në Vlorë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në fshatin Novoselë. Gjatë një ndeshjeje…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pamje e rrallë! Zbatica zbulon rërën në plazhin e vjetër në Vlorë dhe Zvërnec

Mëngjesi i së premtes e ka gjetur detin në zonën e plazhit të vjetër dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Topi e godet në gjoks teksa luante futboll në ‘kalçeto’, ndërron jetë 42-vjeçari nga Vlora

Një ngjarje tragjike është shënuar në Vlorë natën e Krishtlindjes, pasi një 42-vjeçar ka ndërruar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Djali sapo kishte nisur të belbëzonte fjalën baba”/ Rrëfimi i rrallë i bashkëshortes së Komisarit të vrarë, Ilir Ngresi

Pas uniformës së hekurt të një drejtuesi policie, fshihej një baba i përkushtuar që linte…

LEXO ME SHUME