Categories Lajme

Zhv endoset drejtoria e tatimeve/ Njoftimi i rëndësishëm për tatimpaguesit, ja ku do i merrni shërbimet

Drejtoria e Tatimeve në Tiranë është zhvendosur për të vijuar normalisht punën në godina të reja, pasi të vjetrat u dëmtuan nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale drejtoria e tatimeve njofton të gjithë tatimpaguesit që administrohen nga DRT Tiranë, se të gjitha shërbimet, përfshirë ato që lidhen me tërheqjen e dokumentacionit tatimor si blloqe faturash, dëftesa tatimore, etj, apo konfirmimin në lidhje me pajisjet fiskale, do të vazhdojnë t’i marrin pranë Drejtorisë së Shërbimit të Tatimpaguesve, në adresën e re që është: Rr. Andrea Kushe, ish fusha e aviacionit, në krah të Pallatit të Drejtësisë.

Kujtojmë se nga tërmeti i 26 nëntorit qindra shtëpi u shembën dhe dëmtuan, por të paprekshme nuk ishin as institucionet. Në mesin e institucioneve shtetërore të dëmtuara ishte dhe godina e tatimeve në Tiranë.

Njoftimi i drejtorisë së tatimeve:

NJOFTIM MBI VENDNDODHJEN E DREJTORISË RAJONALE TATIMORE TIRANË‼️

?Pas dëmtimeve nga tërmeti, Drejtoria Rajonale e Tiranës po vijon punën në mjedise të reja, në ndërtesën me adresë: Rr. Andrea Kushe, ish fusha e aviacionit, në krah të Pallatit të Drejtësisë.
? Linku https://bit.ly/38ëkKas ka edhe orientimin e vendndodhjes përmes hartave google.

?Njoftojmë të gjithë tatimpaguesit që administrohen nga DRT Tiranë, se të gjitha shërbimet, përfshirë ato që lidhen me tërheqjen e dokumentacionit tatimor (blloqe faturash, dëftesa tatimore, etj), apo konfirmimin në lidhje me pajisjet fiskale, do të vazhdojnë t’i marrin pranë Drejtorisë së Shërbimit të Tatimpaguesve, ✅ me adresë Rruga “Nikolla Lena” (përballë shkollës Sabahudin Gabrani), Tiranë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pamjet nga Shkoza: Si tentoi 23-vjeçari grabitjen me pistoletë lodër

Policia ka publikuar pamjet, kur i riu me inicialet K.Y., 23 vjeç, tentoi të vjedhë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Përplasi me dashje një qen dhe u largua, policia shpall në kërkim drejtuesin e automjetit

Një video e publikuar në rrjetet sociale ka shkaktuar reagime të forta dhe zemërim në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

BE-ja shtrëngon rregullat për migracionin: Nga azili te kthimet, hyn në fuqi reforma e re

Që nga 12 qershori, në të gjithë Bashkimin Evropian ka hyrë plotësisht në fuqi Pakti…

LEXO ME SHUME