Categories Lajme

Zjarri në tunelin e Kalimashit, Meta: Falë zjarrëfikësve të Kukësit dhe Kosovës, tani plotësisht i kalueshëm

Presidenti i Republikës Ilir Meta është nisur në mesnatë drejt Kalimashit për shkak të situatës kritike të zjarreve. Meta njofton se tuneli i Kalimashit tashmë është i kalueshëm falë ndërhyrjes se shërbimeve zjarrfikëse të Kukësit dhe të Kosovës, ndërsa bën me dije se vazhdon ende puna për të mbrojtur tunelin nga flakët dhe për të mbrojtur banesat në zonën e Shemrisë.

Më tej Meta thekson se në orët e para të mëngjesit të sotëm do të bashkohen më shumë forca për të fikur zjarret në malin e Rrunës. “Tuneli i Kalimashit plotësisht i kalueshëm dhe i sigurt. Falënderim për angazhimin operacional të strukturave zjarrfikëse të Kukësit dhe të Kosovës.

Ndërsa vazhdon puna për të mbrojtur tunelin, sot në orët e para të mëngjesit pritet një operacion me më shumë forca për të fikur zjarret në të gjithë malin e Rrunës, për të mbrojtur jetët njerëzore dhe banesat e Shëmrisë”, shkruan Meta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME