Categories Bota, Lajme

Zyrtari amerikan: Përpjekje intensive nga Uashingtoni për të nxjerrë pengjet nga Rripi i Gazës

Zyrtarët amerikanë po bëjnë përpjekje intensive për të siguruar lirimin e personave që mbahen peng nga militantët e Hamasit në Gazë, tha të premten një zyrtar i lartë i administratës Biden. Por ai shtoi se nuk ka asnjë garanci për sukses apo ndonjë afat kohor se kur mund të ndodhë një gjë e tillë.

Zyrtari, i cili foli për gazetarët në kushte anonimiteti, tha se falë një “angazhimi jo të drejtpërdrejtë”, po synohej gjetja e një mënyrë për të nxjerrë pengjet, por puna në këtë drejtim siç tha ai, ishte jashtëzakonisht e vështirë.

Grupi militant i Hamasit, që sundon në Rripin e Gazës, vrau 1,400 persona dhe mori peng më shumë se 240 të tjerë, në një sulm të 7 tetorit në pjesën jugore të Izraelit.

Shumë nga pengjet mbahen ende në Gazë, një rajon që po përballet me sulme ajrore dhe një sulm tokësor izraelit.

Zyrtari amerikan tha se do të nevojitej një “pauzë e konfliktit” për të nxjerrë pengjet.

“Është diçka për të cilën po zhvillohet një diskutim shumë serioz dhe aktiv… Nuk ka ende një marrëveshje për ta realizuar një gjë të tillë, por është diçka për të cilën po punojmë jashtëzakonisht shumë“, tha ai.

“Ne shpresojmë të bëjmë gjithçka që mundemi për të nxjerrë pengjet, por nuk ka absolutisht asnjë garanci, e para; nëse do të ndodhë dhe e dyta; se kur do të ndodhë“, shtoi zyrtari amerikan.

“Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të siguruar që të gjithë pengjet, e të gjitha kombësive, të dalin nga rripi i Gazës. Po zhvillohet një proces aktiv, me shumë linja përpjekjesh, duke përfshirë angazhimin jo të drejtpërdrejtë për të gjetur një mënyrë për t’i nxjerrë pengjet nga Rripi i Gazës”, tha zyrtari.

Ai shtoi se administrata po negocionte gjithashtu me Hamasin për lejimin e shtetasve të huaj të bllokuar në Gazë, që të largoheshin të sigurt nga rajoni. Ai tha se bisedimet ishin të vështira dhe se kishte patur edhe një kërkesë nga Hamasi për të nxjerrë nga rajoni edhe disa nga luftëtarët e tyre.

Zyrtari tha se kërkesa ishte konsideruar e papranueshme nga zyrtarët amerikanë dhe izraelitë dhe ishte refuzuar. VOA

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën 20 mijë lekë për të mos ndëshkuar një shofer, AMP arreston dy policë në Tiranë

Arrestohen dy efektivë të Komisariatit nr. 4 në Tiranë, dyshohen se morën 20 mijë lekë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mirditë/ Tre persona të maskuar dhunojnë mjekun me shkopinj bejsbolli, i zënë pritë pranë banesës

Mjeku Martin Prenga është dhunuar mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Konaj, në njësinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shakaja që përfundoi në tragjedi në Fushë-Krujë/ Kush është 16-vjeçari Enes Isaku që humbi jetën nga rënia e ashensorit

Tragjedia në dasma/ 16-vjeçari Enes Isaku humbi jetën nga rënia e ashensorit, arrestohet kolegu 26-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parandalohet atentati në Lezhë/ 3 të arrestuarit dyshohen për tri vrasje, mes tyre ajo e Myrtajt në Sarandë

Dyshohen si vrasës me pagesë/ Vinçesk Piroli dhe dy të arrestuarit e tjerë nën hetim…

LEXO ME SHUME