Categories Lajme

Super kyçi qeveritar 400 mijë euro, ora me GPS, në selinë e qeverisë

Nga Basir Çollaku Kyçi qeveritar, ministror apo politikanit shqiptar 400 mijë euro, i paidentifikuar, njëlloj si 45 vjeçari fantazmë i dosjes së kokainës së “Xibrakës”. Kjo u bë e ditur nga përmbledhjet e dala në seancat e procesit gjyqsor të dosjes “Black Eagle”në Belgjikë, që ende vijon. Por bëni kujdes shitësit i kanë vënë GPS, dhe është lehtësisht e verifikueshme se kush është mbajtësi i saj. Po të kërkosh në internet faqet informative rreth kurioziteteve kozmetike, sheh surpriza interesante

Joe Biden presidenti amerikan, ka një orë dore me një kosto 14350 dollarë

Emanuel Macroni, presidenti francez, e ka orën e dorës me një vlerë 80 mijë euroshe, por më herët ai ka punuar drejtues në Bankën Rothschild.

Angela Merkel ish-kancelarja gjermane, mbante një orë me vlerë 65, 99 euro., kur ishte në detyrë.

Ivo Sanader, ish-kryeministri kroat, kishte 100 mijë euroshe dhe përfundoi në qeli nën akuzën e korrupsionit, hetim i nisur nga ky fakt.

Gruaja e presidentit turk, zonja Erdogan mban një orë, me çmim afër 30 mijë euro.

Chair Blair, këshilltare dhe avokate e qeverisë së Edi Ramës në shumë çështje, e ka orën me një çmim popullor rreth 300 stërlina.
Mbreti Britanisë së Madhe, Charles, mban një orë me vlerë 23 mijë euro

Presidenti rus Vladimir Putin ka një orë më që kushton 5140 euro.

Në 100 vjetorin e mbarimit të Luftës së Parë Botërore, Belgjika i ka dhuruar Macronit dhe Merkelit, nga një orë 400 euroshe.

Po në këtë ankand karshilleku, kryeson kyçi shqiptar në Këshillin e Ministrave. Nuk dihet ende kush është sheiku i pashpallur. A i ka pyetur Rama vartësit për këtët histori, të paktën ta kishte kërkuar orën për një xhiro. Por dihet shqeto, nëse e ka vënë një herë në dorë ai se lëshon më…Ndërkohë GPS vazhdon punën…

Kjo orë ka dhe histori e detaje të tjera, që do të dalin ne seancat e rradhls në Belgjike ku po zbardhet Shqiponja e zezë, Black Eagle, që po na nxin fytyrat…

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Nën shembullin e marrëveshjes Itali-Shqipëri/ 15 vende të BE-së kërkojnë zgjidhje të reja për migracionin

Nëse duam të vazhdojmë të punojmë për të thyer strukturat nxitëse që shtyjnë lëvizjet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Jemi të divorcuar!”/ dalin pamjet, britmat dhe lutjet e 40-vjeçares për ndihmë pak ditë para krimit (VIDEO)

Fundi tragjik i një marrëdhënieje abuzive me rrahje dhe fyerje me viktimën Enkeleida 40-vjeçare është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthimi me dy viktima në Lushnjë, SPAK kërkon riekspertim

Prokuroria e Posaçme, SPAK ka kërkuar riekspektim për shpërthimin e fuqishëm që ndodhi pak muaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrezikon burgim të përjetshëm për vrasjen e Santiago Malkos, Leonard Duka kërkon azil në Belgjikë

Kreu i klanit Duka, Leonard Duka ka kërkuar azil në Belgjikë. Duka u arrestua në vitin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kavajë, Shisnin doza kokaine, në një berberhane në lagjen nr. 6, arrestohen në flagrancë pronari i subjektit dhe 1 shtetas tjetër

Kavajë, Shisnin doza kokaine, në një berberhane në lagjen nr. 6, arrestohen në flagrancë pronari…

LEXO ME SHUME